Si t’i largojmë mërzitjen fëmijëve të izoluar, nga pediatrja Lira Gjika

0 2

Të gjitha nënat mund të pohojnë se pavarësisht kohës së çmuar që po kalojnë me fëmijët, që në një rutinë normale u kishte munguar, të qëndruarit mbyllur ka vështirësitë e veta.

Fëmijët mund të mërziten dhe është sfida e prindërve për t’i argëtuar ata.

Pediatrja dhe psikologia për fëmijë Lira Gjika, ka një këshillë për të gjithë prindërit që janë të mbyllur në shtëpi. Këshilla e saj kryesore mund të përmbildhet me pak fjalë në: “kujtoni bashkë momentet e gëzuara që keni kaluar bashkë, pushimet apo festat”.

Postimi i plotë i Lira Gjikës:

Prindër, duke ndenjur me fëmijët në shtëpi, kujtoni sëbashku momente të gëzuara, që keni kaluar. Mund të kujtoni festat e vitit të Ri apo pushime në det, ku jeni kënaqur apo, kur shkonit në pishina apo pushime në mal, ku luanit me dëborë apo shëtitje në natyrë. Të gjitha këto kujtime të bukura, do tju bëjnë të përjetoni edhe njëherë gëzimin e atyre ditëve. Memorja e çdo njërit nga ne, ka të depozituara çaste e ngjarje të bukura, për të kujtuar në këto ditë, që jemi të mërzitur e të bezdisura nga të qenit të mbyllur në shtëpi. Këto kujtime do të ndihmojnë psihën tonë të “ajroset” dhe të çlodhet nga mërzia, që krijon mbyllja. Pjesa e memorjes me kujtime te bukura vlen si një “bankë ku kemi depozita”, për ti përdorur kur kemi nevojë. Filloni ti përdorini, këto “depozita” të memories, jepini udhë imagjinatës këto ditë, të rritur e fëmijë sëbashku, pasi do tju ndihmojnë shumë për të mos u lodhur nga kjo gjëndje, sidomos fëmijët tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X