Si ti gatuajme sardelet shendetshem gjate shtatzanise

0 0

Sardelet: janë shumë të pasura me DHA e cila ndihmon në maturimin e trurit dhe sistemit nervor qëndror. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën D ndaj jane nje faktor qe ndihmon ne rritjen e trurit te fetusit brenda barkut tone!

Perbersit per 4 persona

 

  • 500 gr. Sardele
  • 250 -300 gr. Salcë domatesh të cilësi së mirë
  • 4-5 thelpinjë hudhra
  • kripë dhe piper të zi
  • gjethe borziloku ose majdanozi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë kaperi
  • 1 specë djegës.
  • 1 gjethe dafine
  • Pak rigon

 

Pergatitja

 

  1. Pastroni sardelet duke ja hequr dhe shiritin e haleve në mes të trupit të tyre, shpëlajini mirë, kriposini dhe lërini të kullojnë.
  2. Në një tiganë të përshtaçëm dhe për furrë kaurdisni hudhrat e grira imët me vajin dhe borzilokun, shtoni dhe scpecin djegës dhe kaperin. Sapo përbërësit të aromantizohen shtoni salcën e domateve. Kriposeni, piperoseni, shtoni rigonin dhe lëreni të gatuhet nja 10 minuta sa ti iki aciditeti i domateve.
  3. Pas 10 minutash rendisni në tiganë një nga një të gjitha sardelet dhe sipër njëra tjetrës nëse vendi nuk mjaftonë. Vendosin gjethen e dafinës dhe tiganin trasferojeni në furrën e nxehur më parë në 180°c për 20-30 minuta. Derisa shikoni që sardelet janë pjekur, salca është lezetuar.Shërbejeni me borzilok të freskët sipër dhe feta buke të thekur me vaj dhe rigon.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X