Si t’i flisni fëmijës që të mësojnë më shpejt të flasin

0 0

Termi “baby talk“i referohet mënyrës së të folurit që përdorin të rriturit kur ju drejtohen fëmijëve, një gjuhë e përbërë nga tingujt, ndryshimet në intonacionin e zërit dhe fjalët që tërheqin vëmendjen e fëmijëve. Sipas një studimi të kohëve të fundit, kombinimi i gjuhës së të rriturit me zhargon fëminor nuk është i gabuar. Përkundrazi, lehtëson mësimin e fjalëve të reja dhe ndihmon foshnjën të flasë më shpejt.

Hulumtimi skocez

Për studimin e Universitetit të Edinburgut, botuar në revistën mjekësore Cognitive Science, shembuj të fjalimeve iu dërguan 47 fëmijëve të cilët mësonin gjuhën angleze. Hulumtimet kanë treguar se fjalët me rrokje të përsëritura ose gërmë fundore “y” ishin më të thjeshta për t’u asimiluar për fëmijët.

Rezultate pozitive

Më pas, u shqyrtua niveli i zhvillimit të gjuhës të këtyre fëmijëve, duke matur fjalorin e tyre në 9, 15 dhe 21 muaj. Të dhënat e mbledhura kanë treguar se fëmijët që dëgjojnë një numër më të madh të fjalëve tipike të bisedës së foshnjave, me dyfishime dhe rrokje të dyfishtë, janë ata që e kanë zhvilluar gjuhën më të mirë midis 9 dhe 21 muajve. Studimi ndjek një hulumtim të mëparshëm i cili tregoi se si fëmijët dyvjeçarë, të cilët dëgjonin fjalë me zanore të gjata, kishin mësuar pothuajse tre herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre.

Një ndihmë edhe nga muzika

Gjithashtu mësimi i një instrumenti mund të luajë një rol themelor në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve. Kjo është zbuluar nga një studim i Institutit të Teknologjisë të Massachusetts. 74 fëmijë u ndanë në tri grupe. I pari mori tre mësime piano në javë për gjashtë muaj; i dyti është trajnuar për lexim për të njëjtën periudhë kohe dhe i treti nuk ka bërë asgjë të veçantë. Në fund të eksperimentit, doli që fëmijët e grupit të parë ishin më të aftë të dallonin fjalët.

Ta dini!

Midis 6 dhe 12 muajve (kur fëmijët fillojnë të tregojnë objektet), është e dobishme të emëroni dhe të tregosh gjërat që fëmija mund të shohë.

Lexo edhe: Cfare duhet te beje prindi per te ndihmuar femijen te flase?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X