Si të zvogëloni madhësinë e gjoksit në mënyrë natyrale – disa mënyra më të përshtatshme për ju

Disa gra nuk e kanë problem që të kenë një gjoks të madh, por për disa, ky është vërtet një problem.




0 0

Gratë me gjinj të mëdhenj mund të vuajnë nga probleme psikologjike dhe fizike. Gjoksi i madh mund të shkaktojë dhimbje në kraharor, shpatulla, shpinë dhe në qafë. Gjithashtu besohet se rreziku i kancerit të gjirit është më i madh tek gratë me gjoks të madh. Psikologjikisht, gratë me një madhësi të madhe gjoksi mund të vuajnë nga një kompleks, si rezultat i të cilit, ato mund të jenë të turpshme dhe introverse, mund të shmangen nga të qënit të rrethuara me njerëz dhe mund të mos ndihen rehat me disa rroba.

Ata gjithashtu mund të përballen me probleme gjatë ushtrimeve fizike si vrapimi, ecja, etj. Sidoqoftë, madhësia e gjirit mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme përmes mënyrave natyrore.

Faktorët që ndryshojnë madhësinë e gjinjve

Në mënyrë që të duken me tërheqëse, shumë njerëz bëjnë kirurgji të gjoksit me implantim për të rritur madhësinë. Por kur nuk ndodh kjo, këto mund të jenë arsyet përse keni rritje të gjoksit:

  1. Ndryshimet hormonale

Ndryshimet hormonale janë një nga faktorët më të rëndësishëm që sjellin një rritje në madhësinë e gjinjve. Rritja fillon kur vezoret piqen dhe nxjerrin estrogjenin. Për shkak të luhatjeve hormonale, mund të ketë një rritje në madhësinë e gjinjve gjatë cikleve të menstruacioneve, shtatzënisë dhe menopauzës; ose nëse jeni duke vuajtur nga probleme gjinekologjike si PCOS (Sindromi Ovarian Polycystic) etj. Marrja e rregullt e kontraceptivëve oralë që përmbajnë estrogjen mund të jetë gjithashtu një arsye pse gjinjtë zmadhohen.

  1. Fitimi i peshës

Rritja e peshës gjithashtu shkakton zmadhimin e gjoksit sepse gjinjtë përbëhen vetëm nga indet e dhjamura. Sidoqoftë, rritja e madhësisë së gjirit për shkak të shtimit të peshës ndryshon nga personi në person. Duke ngrënë një dietë të shëndetshme dhe duke bërë ushtrime në mënyrë të rregullt mund ta mbani nën kontroll madhësinë e tyre.

  1. Faktorët gjenetikë

Gratë me një histori familjare me përmasa të mëdha gjoksi mund të kenë gjokse të mëdha sepse gjenet luajnë një rol të rëndësishëm. Forma e gjirit mund të trashëgohet nga të dy anët e familjes.

  1. Gunga

Gjinjtë mund të bëhen më të mëdha se zakonisht kur formohen gunga që nga ana tjetër mund të jenë malinje ose beninje.

Mënyrat se si mund të ndryshoni madhësinë e gjinjve në mënyrë natyrale:

  1. Çaj xhinxheri.

Ky lloj çaji është i mirë për të kuruar kollën dhe të ftohurin, por a e dini se ndihmon edhe në reduktimin e madhësisë së gjoksit? Grini një pjesë të vogël xhinxheri. Pastaj vlojeni atë në 1 gotë uji. Pas vlimit, përzieni rreth një lugë gjelle mjaltë. Pijeni të nxehtë. Mund të pini dy ose tri herë në ditë që të funksionojë. Xhinxheri ndihmon në rritjen e shkallës metabolike, e cila si pasojë ndihmon në djegien e yndyrës. Meqenëse gjinjtë përbëjnë kryesisht nga indet e yndyrshme, djegia e përgjithshme e yndyrës zvogëlon gjithashtu madhësinë e gjoksit.

  1. Çaj jeshil.

Çaji jeshil ka vetitë medicinale dhe gjithashtu thuhet se ndihmon në humbjen e peshës. Vloni një gotë me ujë. Pastaj shtoni një lugë çaji me çaj jeshil. Mbulojeni atë me një kapak për 2-3 minuta. Pas vlimit, shtoni një lugë çaji mjaltë. Pijeni të nxehtë. Pini tre deri katër herë në ditë për një muaj ose dy. Ju mund të vazhdoni ta pini edhe më gjatë se kaq. Çaji jeshil ka katekina që ndihmon humbjen e peshës nga djegia e kalorive, gjë që rezulton në zvogëlimin e madhësisë së yndyrës së trupit dhe të gjoksit.

  1. Fara liri

Farat e lirit gjithashtu ndihmojnë në uljen e madhësisë së gjirit. Ato ndihmojnë detoksifikimin e trupit dhe lehtësojnë humbjen e peshës.

Bluani një lugë gjelle me fara liri. Vloni një gotë ujë. Shtoni farat e lirit në të. Pastaj pijeni. Ju gjithashtu mund të shtoni edhe 1-2 lugë gjelle vaj farash liri në ujë dhe ta pini në qoftë se ju pëlqen. Farat e lirit ose vaji i farave të lirit mund të merren çdo mëngjes në stomak bosh.Rritja e niveleve të estrogjenit është një nga faktorët për rritjen e madhësisë së gjirit. Acidet yndyrore omega-3 të pranishme në farat e lirit ndihmojnë në zvogëlimin e niveleve të estrogjenit, të cilat sjellin zvogëlimin e madhësisë së gjirit.

  1. Shafrani i indisë.

Në familjet indiane, shafran i Indisë konsiderohet si një ilaç i madh për çdo lloj infeksioni dhe lëkurë të ndjeshme por gjithashtu mund t’ju ndihmojë në zvogëlimin e madhësisë së gjirit.  Vloni 2 lugë çaji shafran indie dhe nëse mund të gjeni “neem”  e më pas pijeni.

  1. Suplementet e vajit të peshkut. Suplementet e vajit të peshkut janë lehtësisht të disponueshme në treg dhe janë shumë të zakonshme pasi thuhet se janë jashtëzakonisht të dobishme për lëkurën dhe mëlçinë. Ju vetëm duhet të blini suplementet që janë në dispozicion në treg në formën e kapsulave ose vajit. Mund ta pini një herë në ditë dhe për të qenë më e sigurt konsultohuni me një mjek. Acidet yndyrore omega-3 në vajin e peshkut ndihmojnë në uljen e niveleve të estrogjenit në trup, i cili ndihmon reduktimin e përgjithshëm të peshës trupore.
  2. Bëni ushtrime.

Asgjë nuk funksionon më mirë sesa regjimi fizik. Ndihmon në reduktimin e peshës së trupit duke përfshirë edhe gjoksin.

  1. Bëni not.

Thuhet se është një nga format më të mira të stërvitjes. Është një ushtrim i përgjithshëm i trupit dhe noti i rregullt mund të tonifikojë tërë trupin por më shumë në zonën e gjoksit pasi që ju duhet të lëvizni duart gjatë notit. Kjo ndihmon në djegien e dhjamit rreth zonës së  kraharorit duke zvogëluar madhësinë e gjoksit.

  1. Bëni Yoga.

Është një nga format më të mira të ushtrimit të praktikuar që nga kohërat e lashta. Ajo jo vetëm që do t’ju shërojë fizikisht, por edhe mendërisht. Ka yoga që ndihmojnë në uljen e madhësisë së gjoksit. Por ju duhet të praktikoni mënyrën e duhur për të marrë një rezultat të mirë.

  1. Masazhi.

Ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe djegien e dhjamit në zonën e gjoksit. Për më tepër, masazhi nuk ka efekte anësore dhe është i sigurt për gratë e të gjitha moshave. Megjithatë, zvogëlimi i madhësisë së gjoksit nuk ndodh brenda natës ose brenda disa ditësh me  këtë metodë.

Filloni duke masazhuar gjoksin me vajra dhe kremra me lëvizje rrethore të paktën dy herë në ditë për një periudhë rreth tre muaj.

  1. Ushqimi.

Merrni një dietë të ekuilibruar dhe në porcione të vogla 7-8 herë në ditë për të rritur normën tuaj metabolike. Kjo do të rezultojë në zvogëlimin e peshës dhe zvogëlimin e madhësisë së gjoksit.

Lexo edhe: A ndihmon pasta e dhëmbëve për të parandaluar varjen e gjoksit?

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X