Si te zgjedhim krevatin e duhur per beben?

0 0

Gjatë javëve të para të lindjes fëmija nuk ka nevojë të flejë në një shtrat shumë të madh, dhe madje vendosja e fëmijës brenda një hapësire jo të madhe do të bëjë të mundur që ai të flejë më i qetë dhe i sigurt, pasi sipas ekspertëve kjo i jep mundësi fëmijës të ndihet si në barkun e nënës por e mbron edhe nga SIDS.

Si të zgjedhim krevatin e duhur?

Me siguri për ju nënat kjo nuk do të jetë ajo që prisnit të lexonit, por duhet të hiqni dorë nga krevatet me fjongo, vello, zbukurime dhe arushë. Edhe pse mund të jenë të bukura për syrin mund të rrezikojnë frymëmarrjen e fëmijës. Nëse vërtet nuk bëni dot pa zbukurime duhet t’i zgjidhni prej gome të fortë. Krevati duhet të ketë pjesët anësore të veshura me sfungjer specifik (hiqen dhe vendosen sipas dëshirës).

Krevati i fëmijës nuk duhet të ketë asgjë nëpër anët e tij dhe mbi të gjitha duhet të ketë një dyshek të hollë dhe mesatarnga fortesia, pra absolutisht jo të butë pasi rrezikohet nga SIDS, por as ekstremisht të fortë. Krevati duhet të jetë prej druri, distanca mes hapësirave anësore midis 6-7.5 cm dhe lartësia e anësores mbrojtëse 60 cm. Në momentin që ulet (nëse e ka këtë opsion) duhet të jetë rreth 20 cm në mënyrë që kur fëmija të ecë vetë të ketë mundësi të futet brenda pa ndihmën tuaj.

Kur vendoset fëmija të flejë në krevat?

Deri në muajin e gjashtë të jetës fëmija mund të flejë në djep (nuk bëhet fjalë për djepin ku fëmija lidhet) ose brenda pjesës së shtrirë të karrocës… Ajo mund të vendoset edhe brenda shtratit tuaj por mund të lihet e fiksuar tek këmbët e karrocës. Në momentin që do të zgjidhni këtë të fundit duhet të siguroheni që ajo të jetë e fiksuar mirë. Fëmija duhet të mbulohet me batanije deri tek gjoksi, dhe nuk duhet të ketë jastëk. Një tjetër këshillë që duhet ta respektoni në mënyrë absolute, është vendosja e fëmijës në gjumë me barkun sipër. Në asnjë mënyrë anash apo përmbys, rrezikohet jeta e tij!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X