Si të veproni kur kuptoni se fëmija juaj po përjeton konstipacion (kapsllëk)

0 0

Fëmijët zakonisht nuk e vrasin shumë mendjen për të shkuar në tualet ndërsa janë duke luajtur me shokët dhe lodrat e tyre. Mund të jetë e vështirë për ta që ta kuptojnë nëse po përjetojnë apo jo konstipacion (kapsllëk). Prandaj kur ata janë shumë të vegjël duhet që ju të monitoroni zakonet e tyre. Nëse fëmijët kanë tre ose katër ditë pa dalë jashtë, ose nëse feçet e tyre janë të mëdha, të forta dhe të dhimbshme, atëherë fëmija juaj po përjeton konstipacion.

Më poshtë ju tregojmë veprimet që duhet të bëni në moment që vini re që fëmija juaj vuan nga konstipacioni.

Hapi 1

Konsultohuni me mjekun tuaj. Sigurohuni që bëhet fjalë për kapsllëk dhe jo për diçka tjetër.

Hapi 2

Bëjini fëmijës tuaj një banjë të ngrohtë. Kjo do të ndihmojë për ta çlodhur atë. Banja e ngrohtë mund të shërbejë për ta përgatitur fëmijën për masazh si dhe do ta ndihmojë që zorrët e tij të “çlodhen”.

Hapi 3

Vendoseni fëmijën tuaj në një dhomë të ngrohtë para se të bëni masazh. Kjo është veçanërisht e nevojshme nëse i heq veshjen e fëmijës.

Hapi 4

Përdorni një vaj hypoalergjik dhe lyeni duart tuaja. Ngrojini duart duke i fërkuar me njëra-tjetrën..

Hapi 5

Kërkojini fëmijës tuaj leje për t’i prekur barkun. Nëse ai nuk dëshiron masazh, me siguri që është shumë i tensionuar.

Hapi 6

Masazhoni stomakun e fëmijës në mënyrë të përpiktë. Përdorni presion  por butë.

Lexo edhe: Konstipacioni (kapsllëku) në shtatzëni, sa i rrezikshëm është për nënën dhe fëmijën?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X