Si të ulim rrezikun e lindjes me operacion kur nuk është e nevojshme?

0 0

 

Një studim i ri nga Washington University School of Medicine në St. Louis (Shtetet e Bashkuara) hedh dritë mbi një nga pyetjet më të shpeshta mes nënave shtatzëna: kur të fillojnë të shtyjnë gjatë lindjes? Sipas autorëve të studimit,  fillimi përpara këshillës së gjinekologut nuk e rrit rrezikun e operacionit cezarian. Përkundrazi, rreziku i gjakderdhjes zvogëlohet për 40% dhe rreziqet e infeksioneve të mëvonshme me 30%.

Eksperimenti në 2.400 gra shtatzëna

E ndërtuar mbi 2.400 nënat në lindjen e parë, anketa ndau vullnetaret në dy grupe: grupit të parë iu kërkua të shtynin menjëherë kur mitra e tyre hapej, ndërsa grupit tjetër rreth një orë më vonë. Ato që shtynë në fillim, jo vetëm që nuk patën rrezik për prerje cezariane, por ishin më të mbrojutra nga rreziqet e gjakderdhjes dhe infeksionit.

Studimi është pjesë e një sërë studimesh që synojnë gjetjen e zgjidhjeve dhe strategjive për të zvogëluar përdorimin e cezarianëve të panevojshëm. Në Shtetet e Bashkuara, përdorimi i kësaj procedure është ende shumë i lartë, duke tejkaluar pragun e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

A e dini se?

Më shumë se gjysma e operacioneve cezariane të kërkuara nga gratë ndodh nga frika e dhimbjeve të lindjes.

Lexo edhe: Mjeket gabojne me operacionin ne lindje, femija lind tetraplegjik






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X