Si të uleni dhe si të çoheni gjatë shtatzënisë?

0 0

Kur një grua është shtatzënë, ajo i nënshtrohet shumë transformimeve fizike. Dhe, këto ndryshime fizike vijnë bashkë me disa dhimbje. Kjo është arsyeja pse ju shpesh shihni gra shtatzëna që ankohen për dhimbjen e shpinës apo për dhimbje në zonën e shpatullave dhe qafës. Kjo mund të bëjë që edhe lëvizje të thjeshta si të ndenjurit ulur apo momenti kur çoheni, të bëhen një sfidë e vërtetë.

Pse qëndrimi korrekt është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzanisë?

Një qëndrim i saktë bën që të harmonizosh pjesët e trupit ndërsa je duke qëndruar ulur, shtrirë apo në këmbë. Pra është e gjitha rreth të ndenjurit në mënyrë të rregullt. Natyrisht një qëndrim i rregullt ndikon në mënyrë magjike në shëndetin e dikujt. Dhe rëndësia e qëndrimit rritet edhe më shumë nëse jeni shtatzënë. Nëse qëndroni në mënyrë të gabuar ulur apo shtrirë, mund të keni si rezultat siklet dhe dhimbje. Dhe nëse qëndrimi në mënyrë të gabuar për vazhdon për një kohë të gjatë mund të keni dhimbje edhe pas lindjes. Pra, ajo që ju nevojitet është të mbani një qëndrim të mirë gjatë gjithë shtatzanisë për të larguar dhimbjet në shpatull, qafë dhe në pjesën e pasme sa më shumë që të jetë e mundur. Këtu, ju sjellim disa nga pozicionet e të ndenjurit ulur që ju mund të përdorni gjatë shtatzënisë:

1.Kthehuni me fytyrë nga mbështetësja e karriges.

Gjëja e parë që mund të bëni është shumë e thjeshtë. Thjesht ktheni karrigen mbrapsht dhe uluni në mënyrë që këmbët tuaja të jenë në të dy anët e karriges duke siguruar kështu një qëndrim të drejtë të shpinës. Krahët vendosini në mënyrë të harkuar.  Mbështetuni në drejtim të karriges dhe mund të mbani edhe një jastëk për t’u mbështetur më mirë. Por, nëse nuk ndiheni rehat në këtë pozicion, hiqni dorë nga kjo mënyrë e të ulurit.

2.Uluni drejt

Nëse jeni ulur drejt ose mbani drejt shpinën tuaj, ju po bëni diçka korrekte. Në një pozicion të tillë, gjinjtë tuaj duhet të tregojnë ose në drejtim lart ose drejt. Mos lejoni që gjinjtë tuaj të mbivendosen mbi barkun ku qëndron bebi, dhe këmbët tuaja duhet të mbahen pak larg, në mënyrë që t’i jepni një hapësirë për frymëmarrje barkut tuaj.

Çfarë mund të konsiderohet si një sjellje e gabuar?

Jini të vëmendshëm për mënyrën se si jeni ulur, pasi disa pozicione të caktuara mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Nëse rrini shtrembër ndërkohë që qëndroni ulur, kjo mund të zhbllokojë zonën e legenit dhe mund të rezultojë në dhimbje gjatë lëvizjeve. Dhe, kjo ndodh zakonisht nëse jeni ulur në një karrige të butë. Ajo që duhet të zgjidhni është një karrige e fortë ku mund të mbështeteni.

Si mund të ngriheni mirë?

Tani që ju keni gjetur mënyrën e duhur për t’u ulur, ju mund të pyesni nëse ka ndonjë mënyrë të saktë për t’u ngritur. Dhe përgjigjja është “po”.

  • Së pari, mbani të ngritur pjesën e sipërme të gjoksit dhe bëni pak mbrapa. Njëkohësisht mbani këmbët larg njëra-tjetrës. Ndërsa mbani këtë pozicion. Përpiquni që të lëvizni mbrapa dhe para. Ndiqni këto hapa në një mënyrë ritmike disa herë, duke mbajtur supet tuaja të tendosura gjatë gjithë kësaj kohe.
  • Anohuni duke u drejtuar para. Mbani kurrizin tuaj pak të harkuar dhe nxirrni pjesën e gjoksit lart.
  • Mos e lëshoni shpinën ndërsa jeni duke u ngritur. Thjesht lëvizni lehtë në drejtimin lart dhe përpara.
  • Vetëm vazhdoni të bëni këtë veprim derisa të ngriheni plotësisht në këmbi.

Ne shpresojmë që këto këshilla të jenë të dobishme për shtatzëninë tuaj. Provojini ato dhe na tregoni në komentet e mëposhtme nëse keni përmirësime për dhimbjen e shpinës apo të qafës.

Lexo edhe: Pse nuk gjeni rehat ne krevat kur jeni shtatzene?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X