Të udhëtuarit është një eksperiencë e mrekullueshme, por shpesh mundësia ekonomike bën që të stepemi para se të mendojmë të përgatisim valixhet dhe të nisemi. Megjithatë ekzistojnë disa mënyra për të shpenzuar pak dhe për të shkuar drejt një destinacioni të preferuar. Duke qënë se tani jemi në stinën e verës dhe dëshira për të pushuar diku me familjen apo shoqërinë rritet, duhet të keni parasysh disa gjëra në lidhje me kursimin:
Prenotoni online fluturimet
Sigurisht që mund ta bëni këtë edhe në agjensitë e qytetit ku jetoni, por duhet të keni parasysh se prenotimi online do t’ju kursente të hollat e komisionit përkatës. Ju mund të kërkoni fluturime për datën tuaj të nisjes disa javë para në mënyrë që të keni mundësi të rezervoni një vend me cmim më të ulët. Evitoni fluturimet me kompanitë e mëdha ajrore. Nëse do të bëjmë krahasimin e cmimit të një kompanie low-cost me një me emër të mirënjohur do të vërenim një ndryshim të madh.
Mos prenotoni në hotele luksi
Sigurisht që luksin e duam të gjithë, por nëse bëhet fjalë për kursim kjo do të ishte dicka që duhet evituar me patjetër. Një alternativë e mirë do të ishte qëndrimi në hotele me pak yje, apo në shtëpi pushimi familjare, të cilat ofrojnë raport të mirë çmim-cilësi.
Mos udhëtoni në sezon të lartë
Nga vetë fjala “sezon i lartë” e kuptojmë që do të ketë një fluks turistësh, dhe për pasojë do t’ju duhet të paguani shuma të mëdha të hollash kundrejt një shërbimi të caktuar. Pra ju duhet të evitoni udhëtimin në periudhën Korrik-Shtator gjatë verës, dhe gjatë festive të Dhjetorit (Krishtlindje dhe Viti i ri).
Përshtatuni me kulturën e vendit ku shkoni
Një udhëtim është një mënyrë e mirë për t’u afruar me kulturën e vendit që po vizitoni, dhe për këtë arsye do të ishte më mirë të evitonit të hanit në restorantet e luksit. Provoni të konsumoni diçka në një lokal tradicional të zonës, të cilat frekuentohen shpesh edhe nga vendasit. I jepni më shumë rëndësi ushqimeve tipike të vendit pa kërkuar të provoni gjëra të reja, të cilat ndoshta do të serviren nëpër pjata me një çmim shumë më të lartë. Gjatë ditës mund të blini edhe diçka në supermarket apo një panine në një kantinë rruge.
Mos zgjidhni destinacione shumë të kërkuara
Dihet që destinacionet “e famshme” janë edhe më të kushtueshme, për këtë arsye do t’ju këshillonim të zgjidhnit një vend më pak të njohur për të pushuar. Kjo nuk nënkupton se vendi do të jetë më pak tërheqës apo do të ofrojë më pak mundësi për të kaluar kohë të këndshme me familje apo shoqërinë tuaj.
Një këshillë e fundit nga ne!
Regjistrohuni gjithmonë në websajtet e kompanive ajrore apo kompanive që ofrojnë paketa turistike në mënyrë që të merrni gjithmonë ofertat që ata hedhin në treg.
Lexoni edhe: Si te pushojme me kosto te ulet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu