Si te trajtojme rrufen tek te porsalindurit?

0 0

Të porsalindurit nuk janë në gjendje të nxjerrin sekrecionet e hundës dhe për ta rrufa është diçka tepër e vështirë për t’u përballuar, dhe pjesa më e vështirë është momenti i gjidhënies si edhe gjumit. Gjatë proçesit të gjidhënies nënës i duhet shpesh të bëjë ndërprerje në mënyrë që fëmija të jetë në gjendje të marrë frymë. Rrufa është një problem që haset shumë shpesh kryesisht tek fëmijët që lindin gjatë muajve të ftohtë ose në muajt që përkojnë me ndërrimin e stinëve. Kjo ndodh për shkak se fëmija nuk ka ende një sistem imunitar të maturuar, i cili të jetë në gjendje të luftojë viruset.
Sëmundjet tek bebet gjatë vitit të parë të jetës
Në përgjithësi, një fëmijë kalon 4-10 gjendje virale në vitin e parë të jetës dhe në të tilla raste duhet të siguroheni që nuk bëhet fjalë për një bronshit apo polmonit, simptomat e të cilave janë të njëjta. Nëse fëmija përballet me një temperaturë mbi 37.5 për më shumë se një javë, nëse ka kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, paraqitet një ngjyrë blu tek buzët si edhe prek shpesh veshët, duhet të shkoni tek pediatri.
Si ta trajtojmë rrufën?
Kjo nuk është diçka e thjeshtë nëse bëhet fjalë për një të porsalindur, dhe shpesh do të duhen dy persona për t’ja mbajtur kokën apo për ta shpërqëndruar ndërsa përpiqeni t’i lironi rrugët e frymëmarrjes. Shpesh nuk këshillohet të përdoret një sprai, por një solucion fiziologjik me pika ose edhe një pompë e posaçme, të cilat mund të përdoren njëkohësisht. Nëse fëmija ushqehet ende me qumësht gjiri, do te marre hidratimin e nevojshem me anen e qumeshtit te gjirit, dhe per pasoje nuk ka nevoje per lengje te tjera. Qumeshti i gjirit do te siguroje gjithashtu edhe antikorpet e nevojshme per te luftuar gjendjen virale. Nëse ai konsumon edhe ushqime të ngurta duhet të pijë mjaftueshëm lëngje të ngrohta. Gjithashtu ju mund të përdroni edhe aerosol, i cili do të shkrijë sekrecionet nëpërmjet avullit. Ky aparat duhet të përdoret vetëm me anën e një solucioni fiziologjik të thjeshtë. Zhurma e tij mund ta bezdisë fëmijën, por edhe mund ta qetësojë. E rëndësishme është që gjatë këtij proçesi ai të marrë të gjithë trajtimin e nevojshmëm, pra të përfundojë i gjithë solucioni që ndodhet brenda aparatit, i cili është i përcaktuar nga mjeku me ml.

Lexoni edhe: Ja si te pergatisni nje shurup per kollen ne kushtet e shtepise 

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X