Si të trajtojmë hundët e bllokuara tek bebet

0 0

Çfarë mund të shkaktojë bllokimin e hundëve të bebeve? Në fakt janë shumë faktorë si problemet me frymëmarrjen, i ftohti, gripi, alergjia etj. Prindërit nuk duhet të frikësohen nga bllokimi i hundëve të fëmijës, por as të neglizhojnë simptomat, sidomos nëse fëmija juaj ka qenë i ekspozuar ndaj patogjenëve.

Megjithatë, tek foshnjat shumë të vegjël, kjo mund të jetë tregues i problemeve me mushkëritë, ose veshët. Ftohjet e foshnjave zgjasin deri në 14 ditë, ndërsa nëse hundët vazhdojnë të jenë të bllokuara, kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni të sinusit.

Kur fëmija kalon 3-muajsh, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes përbëjnë më pak rrezik, megjithëse kohëve të fundit këto probleme janë bërë shumë të shpeshta dhe një fëmijë mund të preket rreth 8 herë në vit nga infeksione të tilla.

Problemi më i madh i bllokimit të hundëve është se krijon vështirësi në pirjen e qumështit. Nëse fëmija do të zgjedhë mes frymëmarrjes dhe ushqyerjes, sigurisht që frymëmarrja fiton. Pra sa më mirë t’i pastroni hundët e fëmijës aq më mirë është për ta.

Mënyra më e mirë e pastrimit të hundëve është duke i thithur me aspiratorë nazal ose pompa thithëse, por jo më shumë se 3-4 herë në ditë, sepse kanalet e hundës së foshnjave janë shumë delikate dhe mund të dëmtohen. Sado të bllokuar të jenë, mos e teproni me përdorimin e tyre, sepse vërtet mund t’i zhbllokoni hundët, por ju shkaktoni një dëm shumë të madh.

Por nëse i hiqni rrobat fëmijës dhe vëreni se brinjët e tyre lëvizin shumë e marrin frymë më shpejt se zakonisht, kjo është një shenjë që duhet të lajmëroni pediatrin.

Lexo edhe: 10 gjerat qe duhet te dini rreth pastrimit te vesheve te bebes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X