Duart janë zona më e shpeshtë e krijimit të ekzemave si në dimër ashtu edhe në verë, për shkak të kontaktit me ajrin e thatë gjatë dimrit ose në ditët e nxehta të verës. Ato mund të jenë të dhimbshme e të shkaktojnë kruajtje.
Disa mënyra si të trajtoni këto të çarat e duarve:
Mos i lani shumë shpesh
Sa herë që i lani duart ju hiqni prej tyre lëndët që prodhon vetë lëkura për t’u mbrojtur. Kështu është mirë që t’i lani duart vetëm kur është e nevojshme, si për shembull pas përdorimit të tualetit.
Zgjidhni me kujdes sapunin
Përpiquni që përmbajtja e sapunit që përdorni të jetë sa më e butë dhe bimore në mënyrë që të mos shkaktojë probleme në lëkurën tuaj të ndjeshme.
Mbani dorashka
Kur bëni punë shtëpie mbani dorashka pambuku, sidomos kur pastroni me detergjentë që përmbajnë kimikate. Megjithatë, mos i mbani për shumë gjatë sepse mund të shkaktojnë djersitje, e cila do të acarojë ekzemat.
Mos qëndroni gjatë në dush
Uji i nxehtë nuk i bën shumë mirë duarve të çara. Këshillohet që të bëhet dush çdo ditë, por të mos qëndroni gjatë.
Nëse të çarat e duarve përkeqësohen shumë, mbajini në ujë të vakët për 5 minuta, më pas thajini dhe mbani dorashka për pak minuta të tjera. Bëjeni këtë dy herë në ditë.
Lexo edhe: Levizja e duarve, nje stimul per kreativitetin e femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu