Ndërsa fëmija është brenda barkut tuaj, është në gjendje të marrë stimuj nga jashtë duke qënë në gjendje gjithashtu edhe t’ju përgjigjet. Përpiquni të viheni në kontakt me të duke e stimuluar. Ja cilat janë mënyrat që mund ta bëni këtë:
- “Gjuajeni” lehtë barkun dhe më pas prisni të reagojë. Nëse e bën e komplimentoni në mënyrë që të mësojë ta ribëjë.
- I vendosni të dëgjojë muzikë me anën e kufjeve. Do të shikoni si do të fillojë të lëvizë dhe të “kërcejë”.
- I flisni dhe i këndoni fëmijës. Atij i pëlqen zëri juaj dhe e njeh atë, kështu që mund t’i lexoni një përrallë apo t’i këndoni një ninullë. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe babai i ardhshëm. Do të shikoni si fëmija do të reagojë ndryshe ndaj zërit të tij.
- Për të hyrë në kontakt me lëvizjet e fëmijës duhet të shtriheni në një vend të qetë dhe të shikoni barkun. I komunikoni dashurinë tuaj me mendje dhe më pas vëreni si ai do të përgjigjet ndaj stimulit.
- Bëni not. Ndjesia e të qënit më e lehtë, të cilën e ofron uji, është shumë e pëlqyeshme për fëmijën.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu