Ndrojtja, turpi është një mënyrë sjellje që fëmija shfaq kur hyn në kontakt me persona të tjerë. Kjo kuptohet nga përpjekja për të mënjanuar situata që e lidhin me të tjerët apo e vënë para gjykimit të tyre.
Fëmija i turpshëm nuk hyn në kontakt me fëmijët në grupe, qëndron mënjanë, nuk merr fjalën dhe nuk e shpreh atë që ndien pasi ka frikë se mos gjykohet për atë që bën.
Shumë shpesh ne e quajmë ndrojtjen e fëmijës si çështje karakteri, si diçka të lindur dhe që nuk ndryshon. Në të vërtetë, shpesh turpi mësohet në mjedisin ku fëmija rritet, në shtëpi, pra nga ju vetë. Kur edukoni fëmijën, nuk duhet të ha- rroni asnjëherë se grindjet sjellin pasigurinë, kritikat sulmojnë vlerësimin e fëmijës për veten, kërkesat e tepruara sjellin frikën nga dështimi. Gjatë moshës 16 muaj deri 2 vjeç, fëmija fillon të hyjë në marrëdhënie me fëmijë të tjerë, por ende është shumë i përqendruar tek vetja dhe nevojat e tij, pra është normale që mos të tregoj një dëshirë të veçantë për shoqëri. Nga mosha 6 vjecare e sipër, pjesa më e madhe e fëmijëve gradualisht i lënë këto qëndrime, të ndihmuar nga fillimi i shkollës dhe nga marrëdhëniet e vazhdueshme me moshatarët.
Si ta ndihmojmë një fëmijë të turpshëm?
– Pranoheni ashtu si është
Asnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijë të tjerë. Kjo mund të bëje që fëmija të mbyllet më shumë. Siguroheni për vlerat e tij.
– Mos e quani asnjëherë të turpshëm
Nëse fëmija e dëgjon të thuhet për të kështu në familje, apo edhe më keq përpara personave të tjerë, do të filloj të mendoj se ky është karakteri i tij dhe se prindërit kanë këtë mendim për të. Sa më shumë t’i thoni se është i turpshëm, aq
më i turpshëm mund të bëhet.
– Kuptoni vështirësitë e tij
Fëmijës nuk i duhet nënvlerësuar frika që ka si edhe shqetësimet e tij. Jepini çdo siguri dhe ndihmë që i duhet. Përpiquni që ai të kuptojë se duke u përballur me një detyrë, apo situatë të re, nuk duhet të ketë frikë se mos humb diçka që e do
shumë, dhe të mos mendojë se rezultati i provës varet vetëm nga ai.
– Nxiteni gjithmonë
Për shembull, ju mund të provoni të organizoni momente takimi midis tij dhe fëmijëve të tjerë, por dalëngadalë. Mund të fillohet duke ftuar një shok të tij mbasdite në shtëpi disa herë me radhë, për të luajtur dhe për të ngrënë zemër, dhe më vonë mund të ftohet për drekë.
– Përgatiteni për situatat
Eshtë e nevojshme të flisni me të për situata që mund t’i shkaktojnë siklet (vajtja në kopësht, në çerdhe, shoqëria në grup etj), por edhe në këtë rast mos e zgjasni
shumë, sepse ne vend që t’ja pakësoni sikletin, mund t’ja shtoni. Ndihmojeni fëmijën, nëse e shihni në vështirësi, nëse do të futet në grupin e shokëve, por nuk di si, jepini këshilla, pa e detyruar të bëjë diçka për të cilën nuk ndihet gati.
Ka rëndësi që gjithmonë të respektoni natyrën e fëmijës dhe ritmet e tij. Prisni që të jetë gati për të hyrë në marrëdhënie me të tjerët, pa frikë të tepruar. Ky qëndrim do të forcoj besimin që fëmija ka tek ju dhe do t’i hapë rrugën bisedës me ju, gjë që do ta ndihmojë atë të kapërcejë situatat.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Sa është madhësia normale e...
Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu