Si të rifitoni energji gjatë shtatzanisë?

0 1

Ju mund të ndjeheni të lodhura gjatë shtatzanisë, veçanërisht në tremujorin e parë. Nuk është e pazakontë pasi trupi juaj po punon si një makineri për të siguruar një ambient të sigurt për fëmijën tuaj. Por të qenit shtatzënë dhe e lodhur nuk do të thotë që ju duhet të jeni në gjendje mbijetese gjatë gjithë shtatzanisë. Ekzistojnë disa gjëra që mund të bëni për të ndihmuar në luftimin e ndjenjës së lodhjes dhe gjithashtu të përforconi energjinë tuaj.

Pini shumë ujë

Sigurohuni që të qëndroni të hidratuara gjatë gjithë shtatzanisë. Ju duhet të pini 2.4 litra lëngje çdo ditë. Uji ndihmon në kalimin e ushqyesve nga ushqimi juaj tek fëmija. Mund të parandalojë hemorroidet, ënjtjen e tepruar, infeksionet e traktit urinar dhe kapsllëkun. Mundohuni të shmangni pirjen e shumë pijeve me sheqer pasi mund të çojnë në shtim të tepërt të peshës. Dhe shmangni pirjen e ujit në orët e vona të mbrëmjes.

Vazhdoni të lëvizni

Para se të filloni ndonjë aktivitet, sigurohuni që të pyesni mirë mjekun. Megjithëse aktiviteti fizik është i shkëlqyeshëm për shtatzëninë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të qëndroni larg tij nëse keni disa komplikime ose shtatzëni me rrezik të lartë. Nuk ka rëndësi nëse nuk ishit aktive para shtatzënisë, është kohë shumë e mirë për të filluar tani. Mund të filloni duke ecur 15-20 minuta, dhe duke e rritur ngadalë atë në 30 minuta çdo ditë (ose disa herë). Përveç mbajtjes së peshës tuaj nën kontroll, gjithashtu ju ndihmon në rritjen e nivelit të energjisë, zvogëlimin e dhimbjes së shpinës, kapsllëkut, dhe ënjtjes. Ju gjithashtu do të flini më mirë.

Pushoni mjaftueshëm

Mos e stresoni trupin dhe mendjen tuaj duke bërë punë gjatë shtatzanisë. Dëgjojeni trupin tuaj dhe përpiquni të pushoni sa duhet dhe të flini. Ju gjithashtu mund të përdorni një jastëk shtatëzënie i cili do t’ju ndihmojë të flini rehat.

Merrni vitaminat prenatale

Një dietë vetëm me ushqime mund të mos jetë në gjendje t’ju japë të gjitha vitaminat dhe mineralet që i nevojiten trupit tuaj gjatë shtatzanisë. Këtu hyjnë vitaminat prenatale. Ato përmbajnë acid folik dhe hekur që do të ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e foshnjës suaj. Acidi folik ndihmon në parandalimin e anomalive të trurit dhe palcës kurrizore te fetusi. Mjeku do t’ju përshkruajë vitaminat prenatale që ju nevojiten.

Hani shëndetshëm

Një dietë e shëndetshme është thelbësore për një fëmijë të shëndetshëm pasi foshnja merr të gjitha lëndët ushqyese nga nëna. Ndiqni një dietë të ekuilibruar mirë, e cila përmban fruta dhe perime të freskëta, drithëra të plota, mish, peshk, vezë dhe fasule, produkte të qumështit dhe yndyrna të shëndetshme. Nëse jeni vegane, zgjidhni ushqime që do të sigurojnë proteina, lëndë ushqyese dhe kalori të mjaftueshme për ju dhe fëmijën tuaj.

Zgjidhni në mënyrë të mençur

Shtatzënia është një justifikim i mirë për të shijuar ushqime me sheqer dhe ushqimet yndyrore. Por sigurohuni që të mos e teproni. Dhe përpiquni të bëni zgjedhje të shëndetshme kur jeni duke ngrënë vaktet e ndërmjetme. Ju mund të hani ushqime që do t’ju ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të energjisë dhe do t’ju mbajanë të ngopur më gjatë. Hani ushqime që janë të pasura me proteina dhe fibra.

Lexo edhe: Aktiviteti fizik në shtatzani ul rrezikun e obezitetit për fëmijën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X