Kjo është “receta” që çdo prind duhet të ketë në shtëpi:
Si të qetësojmë një bebe? Kini parasysh se fëmija gjatë muajve të parë nuk qan për kapriçio por sepse kërkon t’ju komunikojë një nevojë që ka.
Si të qetësojmë të qarën e një të porsalinduri?
Pasi u bëra nënë qaja edhe unë në momentin që fëmija fillonte të qante dhe kjo shpesh vinte si pasojë e faktit se nuk dija se çfarë të bëja. Në këtë moment e merrja në krahë dhe përpiqesha të kuptoja nëse vinte si pasojë e urisë, një bebeline të papastër, faktit se po defekonte, etj. Është shumë e rëndësishme që të mos ju kapë paniku, të qarat nuk ju japin zgjidhje.
Si të qetësojmë një të porsalindur nervoz?
Fëmija mund të qajë si pasojë e parehatisë që mund të ndiejë në çdo moment edhe ndërsa kërkon gjumë. Në këtë rast zgjidhja do të ishte një rutinë edhe pse ai është i porsalindur mund të kryeni çdo ditë të njëjtat veprime. Në momentin që ai është nervoz duhet ta merrni në krah dhe të përpiqeni ta qetësoni duke e përkëdhelur. Gjëja më e rëndësishme në këtë rast është të mos bëheni nervoze edhe ju!
Si të qetësojmë nje të porsalindur që vuan nga kolikat?
Në këtë rast fëmija do të fillojë të qaj në mënyrë të dëshpëruar kryesisht gjatë mbrëmjes. Në këtë rast do të ishte mjaf efektiv një masazh në barkun e fëmijës duke përdorur një vaj bebesh.
Si ta bëni fëmijën të flejë?
Një i porsalindur që duhet të qetësohet është shpesh edhe një i porsalindur që duhet të vendoset në gjumë. Do t’ju këshillonim që në këtë rast ta mbështillnit atë me një batanije pambuku në mënyrë që ai të ndihej më i qetë dhe t’i rikthehej edhe njëherë ndjesia e të qënit brenda barkut të nënës.
Lexoni edhe: Pse femija im po qan? Ja si ta zbulojme

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu