Si te pushojme me kosto te ulet

0 0

Edhe pse deshira per te pushuar ne nje periudhe te caktuar te vitit mund te jete e madhe mundesia financiare eshte e vogel. Por, kjo nuk duhet te behet pengese qe ju te pushoni diku, pasi kete mund ta beni edhe me pak para. Kursimi duhet te filloje qe nga ngrenia e sa me pak vakteve ne restorant, fjetja ne nje apartament/shtepi pushimi dhe jo ne hotel.
Ja disa nga menyrat qe do t’ju ndihmojne te pushoni me pak para:
1- Kurseni ne menyren e transportit
Zakonisht avioni eshte menyra me e shpejte dhe e rehatshme e transportit, por edhe me e kushtueshmja. Mos e nenvleresoni makinen apo trenin, kjo pasi pervec cmimit me te ulet qe do t’ju duhet te paguani per karburantin e makine apo biletes se trenit, do te mund te merrni sasine e bagazheve qe deshironi pa kosto shtese. Kjo nuk duhet te konsiderohet si nje menyre transporti vetem per personat me moshe te madhe. Nje alternative tjeter mund te jete edhe udhetimi me autobus.
2- Perdorni mjetet me dy rrota
Ne momentin qe keni shkuar ne destinacionin e deshiruar ju mund te shkoni ne vendet qe do te doni duke perdorur bicikleten. Kjo jo vetem do t’ju beje te kurseni para, por do te keni mundesi te levizni ne momentet qe ju deshironi pa qene te kushtezuar nga oraret e mjete te transportit publik.
3- Negocioni
Pushimet tuaja mund te jene te prenotuara qe para nisjes suaj, ndoshta do te keni pasur edhe fatin e mire te keni “kapur” ofertat e reklamuara nga agjensite e udhetimit. Por, nese ju nuk e keni bere kete, atehere ne momentin e mberritjes ne destinacion duhet te filloni te kerkoni per nje hotel/apartament per te qendruar. Kur te flisni per cmimin qe duhet te paguani per nje numer te caktuar ditesh ju duhet te perpiqeni te negocioni per te marre nje cmim sa me te ulet.
4- Perdorni gjithmone monedhen vendase
Do te jete shume me ekonomike per ju nese do te paguani me monedhen vendase dhe jo me nje monedhe te huaj, kjo pasi zakonisht cmimi i dickaje ka tendenca te vendoset me i larte per personat qe paguajne me monedhe te huaj. Ju para nisjes duhet te mesoni kursin e kembimit se monedhes qe do t’ju duhet te paguani ne menyre qe te dini vleren e asaj qe jeni duke blere.
5- Zgjidhni periudhen e duhur
Perpiquni t’i organizoni pushimet tuaja jo ne periudhen qe pushojne te gjithe. Nese ju do te zgjidhni te pushoni ne gusht, duhet te dini se kostoja e hotelit dhe ushqimeve do te jete shume me e larte krahasuar me ato te qershorit apo shtatorit.
6- Merrni me qera nje kamper
Nese ju do te paguani per te marre nje kamper, do te reduktoni shpenzimet pasi nuk do t’ju duhet te paguani per hotele te shtrenjta dhe ushqime te gatshme, qofshin ato restoranti apo fast-foodi. Ju mund te beni pazarin me gjerat e nevojshme per gjithe udhetimin dhe me pas mund t’i gatuani sipas nevojes. E vetmja gje qe duhet te percaktoni para nisjes eshte itinerari i udhetimit. Kjo do t’ju ndihmoje te jeni me te organizuar.
7- Ndani shpenzimet
Te pushoni ne grup pervecse jep kenaqesi, sjell edhe reduktim te shpenzimeve. Nese do t’ju duhet te paguani nje dhome hoteli, do te jete me pak e kushtueshme per secilin nga ju nese behet per 2 apo 3 persona. Ne kete menyre do te keni mundesi te kurseni ne shpenzimet e hotelit dhe transportit. Por, duhet te zgjidhni personin e duhur per te shkuar me pushime.
8- Punoni me shume
Nese deshironi me cdo kusht te pushoni, por nuk keni mundesi financiare mund te perpiqeni te gjeni nje pune te dyte me kohe te pjesshme. Kjo do t’ju mundesonte te hiqnit menjane parate e udhetimit qe do te beni, ndersa me pagen e punes fikse do te mund te jetoni jeten tuaj normalisht.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X