Si të përgatisim sallatë Cezar?

0 0

Për shkak të përbërësve të saj, sallata Cezar shërben jo vetëm si pjatë shoqëruese, por mund të zërë edhe një vakt kryesor.

Ja receta për përgatitjen e saj:

Përbërësit

  • 6 thelpinj hudhre, të qëruar, të ndarë;
  • 3/4 filxhan majonezë;
  • 5 fileto peshku të grirë;
  • 6 lugë djathë të grirë;
  • 1 lugë çaji salcë Worcestershire (salcë e përbërë nga uthulla dhe sardelet);
  • 1 lugë çaji mustardë;
  • 1 lugë gjelle lëng limoni, ose më shumë për shije;
  • kripë për shije;
  • piper i zi për shije
  • 1/4 filxhan vaj ulliri
  • disa feta bukë të ndenjur, të ndarë në kube
  • sallatë jeshile.

Përgatitja

  1. Grini tre thelpinjtë e hudhrës dhe përziejini në një tas të vogël me majonezë, fileton e peshkut, 2 lugë djathë, salcë Worcestershire, mustardë dhe lëng limoni. Shtoni gjithashtu kripën dhe piperin e zi.
  2. Nxehni vaj në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare. Grini 3 thelpinjtë e mbetur të hudhrave dhe shtojini në vajin e nxehtë. Lërini derisa të marrin ngjyrë kafe, dhe pastaj hiqni hudhër nga tigani. Shtoni kubet e bukës në vaj të nxehtë. Gatuajini, duke i kthyer shpesh, derisa marrin një ngjyrë kafe të lehtë. Hiqeni nga vaji dhe shtoni kripë e piper.
  3. Vendosni sallatën në një tas të madh. Hidhni salcën, djathin e mbetur dhe kubet e shijshme të bukës.

Lexo edhe: Si te pergatisim sallatë ruse? E ilustruar me imazhe hap pas hapi…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X