Byreku me qumësht është një nga ato receta shumë të dashura që mund të jemi mësuar të na i përgatisin gjyshet. Këtu keni një recetë të thjeshtë për ta përgatitur atë vetë në shtëpi.
Përbërësit
- petë të pjekura
- 750 ml qumësht
- 200gr gjalpë
- 5 kokrra vezë
- kripë
Përgatitja
- Fillimisht ngroni furrën në 250 gradë Celsius. Ndërkohë, në një tenxhere të vogël shkrini gjalpin, derisa të fillojë të marrë pak ngjyrë. Në një enë qelqi rrihni vezët dhe shtoni qumësht e kripë.
- Lyeni një tepsi me gjalpë që të mos ngjisin petët dhe filloni t’i shtroni duke i spërkatur me gjalpë. Duke vazhduar të shtron ipetët e tjera hidhni edhe përzierien me gjalpë e qumësht. Përsërisni këtë proces për çdo dy petë të shtruara.
- Kur t’i mbaroni, shtypini të gjtiha petat me duar. Vendosni përreth 25 minuta në furrë dhe nxierreni kur të ketë marrë një ngjyrë kafe të çelët.
Lexo edhe: Byrek me domate dhe salmon
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu