Si te parandalojme SIDS?

0 0

SIDS është sindroma e vdekjes së papritur së laktantit në djep, e cila prek në mënyrë të papritur fëmijët 1-12 muaj. Edhe pse shkaqet që shkaktojnë SIDS ende nuk dihen, specialistët japin disa këshilla për ta parandaluar.
1- Vendoseni gjithmonë të flerë në shpinë
Fëmija duhet të flerë gjithmonë me barkun lart, të paktën derisa ai të jetë në gjendje të rrotullohet pa ndihmën e dikujt ( rreth moshës 1-vjeçare ). Mos i vendosni batanije apo mbështetëse të tjera për ta mbajtur në pozicionin e duhur, pasi ato natën mund të spostohen dhe te bllokojnë rrugët e frymëmarrjes së fëmijës.
2- Veshja duhet të përbëhet prej vetëm një tute të hollë
Gjatë gjumit fëmija nuk duhet të vishet me shumë rroba. Mjafton një trupore ose tutë e hollë. Ju duhet të përdorni batanije të përshtatshme për masën e fëmijës, të cilat nuk duhet të jenë të rënda. Idealja do të ishte përdorimi i batanijeve “thes”, të cilat nuk do të rrezikojnë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
3- Dysheku nuk duhet të jetë shumë i butë
Sigurohuni që dysheku të jetë i fortë dhe i përshtatshëm për krevatin apo djepin ku fle fëmija. Një shtrat shumë i butë mund të ndikojë në bllokimin e frymëmarrjes së fëmijës.
4- Këmbët e fëmijës duhet të prekin fundin e krevatit
Në këtë mënyrë ju do të jeni më të sigurt që fëmija nuk do të futet poshtë çarçafëve. Batanija duhet të jetë e hollë dhe nuk duhet të vendoset më lart se sqetullat.
5- Ambienti ku fle fëmija nuk duhet të jetë shumë i nxehtë
Temperatura e dhomës duhet të jetë gjithmonë rreth 20 gradë.
6- Në djepin apo krevatin e fëmijës duhet të jetë vetëm ai
Në krevatin e fëmijës nuk duhet të ketë asgjë tjetër përveç fëmijës. Mos vendosni atje arushë dhe lodra të tjera, jorganë, jastëkë etj. Vendosja e lodrave brenda krevatit mund të jetë diçka e bukur për t’u parë por e rrezikshme për fëmijën.
7- Ndani me të dhomën por jo krevatin
E mbani fëmijën për të fjetur në dhomën tuaj, por jo në krevatin tuaj. Vendoseni djepin apo krevatin e fëmijës pranë tuajit në mënyrë që ta kontrolloni më me lehtësi. Ndërsa i jepni gji ju mund ta merrni në krevatin tuaj, por më pas duhet ta vendosni sërish tek i veti.
8- Ushqyerja me gji
Sipas një studimi fëmijët të cilët janë ushqyer me gji, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore, janë më pak të rrezikuar nga SIDS.

Lexoni dhe: Sids:Rregullat qe shpetojne jete






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X