Si mund t’i mbrojmë fëmijët tanë nga sëmundjet infektive?
Ja cfarë duhet të bëni:
1- Larja e duarve
Fëmija duhet të lajë duart para ngrënies së ushqimeve, pas kthimit nga parku i lojërave etj. Të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe ju, sidomos para dhe pas ndërrimit të bebelinës së fëmijës. Higjena e duarve është shumë e rëndësishme për të mbajtur larg shumë sëmundje.
2- Furçat, krëhërat dhe kartopecetat
Këto objekte duhet të jenë shumë personale. Ndërsa fëmija juaj është në kopësht apo çerdhe duhet të ketë më vete gjithçka që i duhet për higjenën personale. Deri në moshën 6-vjeçare sendet e higjenës së fëmijës duhet të jenë një përdorimshme. Ju duhet të kujdeseni që të paktën një herë në javë çarçafët dhe këllëfët e fëmijëve të ndërrohen, lodrat të lahen si edhe biberonat të sterilizohen
3- Kontrolloni ushqimet
Ju këshillojmë të blini gjithmonë produkte ushqimore të kontrolluara dhe me etiketë që tregon firmën prodhuese. Gjithmonë pasi keni gatuar dizinfektoni siperfaqen e dollapit të kuzhinës si edhe duart tuaja. Lani me ujë të rrjedhshëm frutat dhe perimet, dhe nëse keni mundësi i lini ato për pak minuta në ujë me sodë. Mishi, peshku dhe veza duhet të konsumohen gjithmonë të pjekura mirë. Ushqimet që janë gatuar me vezë duhet të konsumohen brenda ditës.
4- Ajrosni vazhdimisht shtëpinë
Ju duhet të ajrosni shtëpinë disa herë gjatë ditës, sidomos në periudhën e dimrit, pasi ndizen ngrohëset. Lagështira poshtë normave 60-70% ul rrezikun e shfaqjes së infeksioneve që merren nga rrugët e jashtme të frymëmarrjes. Për të arritur këtë nivel lagështire mund të përdorni rregullues të posaçëm, që e largojnë atë nga shtëpia juaj.
5- Higjena e ambienteve
Ju duhet të përpiqeni të pastroni çdo ditë dyshemenë tuaj, banjon dhe kuzhinën tuaj. Një herë në javë mund të përdorni klor për të dizinfektuar sipërfaqet e shtëpisë tuaj. Nëse fëmija juaj defekon në dysheme ju duhet ta pastroni menjëherë. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe në rast se derdhet një ushqim.
6- Mbrohuni nga mushkonjat
Gjatë dimrit ju duhet të pastroni gjithmonë dritaret nga jashtë, në mënyrë që të largoni vezët e insektit. Ju gjithashtu duhet të hidhni ilaç në kantinë dhe çati më dy seanca me diferencë 20 ditore nga njëra-tjetra. Gjatë pranverës dhe verës vendosni anash vazove me lule ilaç të posaçem që mbajnë larg mushkonjat, pasi janë toksike për larvat e tyre, pastroni pusetat që mund të keni pranë shtëpisë me produkte që vrasin larvat si edhe tregohuni të kujdesshëm për të mos lënë asnjë enë me ujë të ndenjur në shtëpinë tuaj.
Cfarë duhet të bëjmë nëse sëmundja shfaqet?
Nëse fëmija i prekur nga një sëmundje e caktuar frekuenton shkollën ju duhet të vini në dijeni mësueset e tij për gjendjen dhe më pas ta mbani atë në shtëpi, në mënyrë që sëmundja të mos prekë edhe fëmijët e tjerë. Në përgjithësi pas 5 ditësh fëmija nuk konsiderohet më si një rrezik për fëmijët e tjerë, dhe kjo mund të vërtetohet edhe nga mjeku (nëse mësuesja jua kërkon).
Lexoni dhe: Kuroni problemet e lekures tek femijet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu