Si te organizojme shtepine ne menyren e duhur?

0 0

Në çdo shtëpi ndihet nevoja e një organizimi të mirë, dhe kjo ndihet më shumë sidomos në shtëpitë që kanë pak hapësirë. Të gjithë ne mundohemi ta bëjmë shtëpinë tonë të duket sa më mikpritëse dhe komode, por cilat janë mënyrat më të mira për ta bërë?
Ja çfarë duhet të bëni për të organizuar në mënyrën e duhur të gjitha ambientet e shtëpisë tuaj:
1- Hyrja e shtëpisë
Gjëja e parë që një person “takon” kur vjen në shtëpinë tuaj është hyrja e saj, e cila përveçse mikpritëse duhet të jetë edhe funksionale për familjen. Ju mund të vendosni tek hyrja e shtëpisë tuaj një dollap në të cilin mund të fusni këpucët, çantat e fëmijëve, çadrat e shiut etj, dhe nëse hapësira që keni në dispozicion nuk jua lejon të bëni një gjë të tillë, mund ta shfrytëzoni atë për të njëjtin qëllim, por kësaj here me rafte të hapura. Mund të vendosni në mur një pasqyrë e cila do të reflektojë pjesën tjetër të shtëpisë dhe për pasojë do ta tregojë hapësirën më të madhe.
2- Kuzhina
Ajo është dhoma më e frekuentuar e shtëpisë, dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë tepër funksionale, mikpritëse, praktike si për të gatuar ashtu edhe për të ngrënë. Ju mund ta zmadhoni hapësirën në drejtim vertikal duke vendosur rafte, në të cilat mund të vendosni të gjitha llojet e ushqimeve. Një zgjidhje shumë e mirë do të ishte vendosja e koshit të plehrave brenda një dollapi.
3- Tualeti
Tualeti është dhoma e parë që shkohet në mëngjes dhe e fundit në mbrëmje, para gjumit. Ajo duhet të jetë e arreduar mirë dhe shumica e gjërave duhet të jenë të vendosura në rafte. Për një organizim më të mirë të rafteve ju mund të përdorni shporta brenda të cilave mund të fusni produket e bukurisë, higjenës, ato elektrike. Nëse tualeti ju vë në dispozicion një hapësirë më të madhe ju mund të vendosni në të një dollap brenda të cilit mund të fusni shallet tuaj, këpucët, rripat.
4- Salloni
Duke qënë se salloni është dhoma e cila do të mirëpresë miqtë tuaj ajo duhet të jetë komode dhe funksionale në të njëjtën kohë. Këshillohet që në sallon të vendosni tavolinë mesi me sirtarë, në mënyrë që ajo të mos ketë vetëm funksion estetik dhe mbështetës, por edhe mbajtës të gjërave. Gjithashtu tek pjesa e këndit të televizorit ju mund të zgjidhni të vendosni një mobilje e cila ka hapësirë të posaçme për videon, dvd, aparatet dixhitale etj.
5- Dhoma e fëmijëve
Dhoma e fëmijëve nuk do të përdoret vetëm për gjumë. Nëse fëmija juaj është i porsalindur ose adoleshent, në dhomën e tyre duhet të pasqyrohet mosha e tyre. Dhoma e fëmijës duhët të organizohet në mënyrë të tillë që të jetë në gjendje të plotësojë nevojat e tij, për të studiuar, fjetur, ëndërruar larg syve të pjesës tjetër të familjes. Ju duhet që brenda saj të organizoni një hapësirë për lojën, për studimin, për gjumin. Për ta bërë këtë gjë do t’ju vijnë në ndihmë raftet, në mënyrë që gjithçka të jetë në vendin e vet.
6- Dhoma juaj e gjumit
Dhoma e gjumit duhet të jetë një vend i cili do t’ju mundësojë një shkëputje nga bota në mënyrë që të keni mundësi të qetësoheni në darkë dhe në mëngjes të zgjoheni energjikë. Një organizim i mirë i dhomës të gjumit konsiston në shfrytëzimin në mënyrën e duhur të dollapëve. Si mund të arrihet kjo? I vendosni veshjet që janë jashtë sezonit brenda koshave dhe kutive në mënyrë që hapësirën e dolapëve ta vini në dispozicion të veshjeve të stinës në të cilën jeni. Të njëjtën gjë bëni edhe me aksesorët, këpucët dhe gjithcka tjetër.
7- Nëse keni një zyrë brenda shtëpisë
Shumë persona zgjdhin që brenda shtëpisë së tyre të krijojnë një zyrë, e cila mund të përdoret për studimin e fëmijëve ose për të punuar. Kjo dhomë duhet të jetë e organizuar në mënyrë të tillë që të gjitha letrat e rëndësishme, dokumentat, faturat dhe gjithçka tjetër të jenë në vendin e tyre. Idealja do të ishte vendosja në këtë hapësirë e mobiljeve të posaçme.
8- Lavanderia
Pjesa e shtëpisë e cila përdoret si lavanderi është vërtet shumë e domosdoshme, pasi ju mundëson që të mos keni rroba për t’u tharë të përhapura në hapësirat e tjera të shtëpisë, për shembull mbi kalorifer ose në korridor, kryesisht në stëpitë që nuk kanë ballkon ose ambiente të jashtme që mund të përdoren për këtë qëllim. Edhe për organizimin e mirë të kësaj hapësire do të vinin në ndihmë raftet, dollapet për detergjentët, zona për të varur rrobat, si edhe një vend i posaçëm për të hekurosur.
9- Në përgjithësi
Ndërsa mobiloni shtëpinë tuaj ju duhet të keni parasysh se nuk duhet ta mbingarkoni atë me mobilje apo aksesorë, të cilat në momentin e blerjes mund t’ju tërheqin. Gjithçka duhet bërë në bazë të nevojave të familjes tuaj. Tregu ofron pafund zgjedhje, ju duhet të blini në bazë të një plani, i cili sigurisht që nuk bëhet në momentin e blerjes!
10- Garazhi
Ndodh që garazhi të përdoret për të futur mobiljet që nuk hyjnë më në punë, dhe kjo është diçka e gabuar. Ju duhet të mësoheni me idenë se nëse diçka nuk ju hyn më në punë duhet ta hidhni në plehrat, dhe jo ta ktheni garazhin në një kosh plehrash. Ai duhet të jetë i organizuar në mënyrë të tillë që të mbajë brenda detergjentët e pastrimit të makinës, pajisjet e kopështit, dekorimet e shtëpisë që ju i përdorni gjatë festive, si edhe valixhet. Për ta bërë garazhin të duket sa më i rregullt dhe funksional ju mund të vendosni rafte prej alumini.
11- Nga jashtë shtëpisë
Pjesa e jashtme e shtëpisë është pasqyra e asaj të brendshme, për të cilën duhet të kujdeseni në mënyrë që të duket sa më e rregullt. Kopështi duhet të jetë gjithmonë i pastër, bari i prerë, lulet gjithmonë të rregulluara. Nëse keni oborr apo verandë mundohuni që ajo të jetë e arreduar në mënyrën e duhur, me mobilje të posaçme për ambientet e jashtme. Dera hyrëse duhet të jetë e paster dhe me ngjyra jo të theksuara.

Lexoni dhe: Sa shpesh duhet te nderrojme carcafet, pizhamat, veshjet intime?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X