Le te organizojme lindjen!

0 0

E keni menduar ndonjëherë se si mund të jetë të fillojë proçesi i lindjes para periudhës së parashikuar, ndërkohë që ju ende nuk keni organizuar asgjë të nevojshme? E keni menduar ndonjëherë se sa e vështirë mund të jetë të përgatisni valixhen e maternitetit apo gjithcka tjetër ndërkohë që ujërat kanë plasur apo kontraksionet kanë filluar? Për të parandaluar që të ndodhë diçka e tillë duhet që të organizoni herët gjithçka të nevojshme, dhe konkretisht:
Lindje me operacion apo natyrale?
Mirë është që dëshira t’ju drejtojë për lindje natyrale! Lindja me operacion nuk është një mënyrë për të lehtësuar dhimbjet, por një operacion me kuptimin e vërtetë të fjalës. Nëse do të nevojitet një i tillë në momentin e fundit le të jetë mjeku që ta vendosë në sallën e lindjes.
Valixhja e materitetit.
Këtë duhet ta përgatisni ende pa hyrë në muajin e fundit të shtatëzanisë, dhe në këtë moment duhet të merrni informacionin e duhur në strukturë ku do të lindi.
Spital privat apo shtetëror?
Kjo është një zgjedhje mjaft personale, e cila sigurisht që duhet të bëhet edhe duke marrë në konsideratë të hollat që keni në dispozicion për këtë proçes.
Epidural apo jo?
Kjo është një metodë që po përdoret shumë në momentin e lindjes, por që sigurisht që është një zgjedhje tepër personale, përveç rasteve kur kushtet shëndetësore e përjashtojnë si mundësi. Edhe këtë duhet ta vendosni më parë duke e biseduar me mjekun tuaj.
Përkujdesja për fëmijën tjetër (nëse e keni një më të madh).
Edhe kjo është një zgjdhje shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye duhet të mendoni se kush do të jetë personi që do të kudjeset për të ndërsa ju jeni në spital.

Lexoni edhe: Narkoza gjate lindjes me operacion






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X