Te organizojme ditelindjen e femijes ne tre hapa

0 0

Sigurisht që ditëlindja e parë e fëmijës është një event tepër i rëndësishëm për familjen, si edhe për fëmijën i cili edhe pse duket se nuk kupton në lidhje me dekorin apo menunë e festës, do të ketë një kujtim të bukur në të ardhmen.

Por si të organizojmë një festë të bukur për ditëlindjen e parë të fëmijës?
Tashmë është shumë e thjeshtë! Mjafton të ndiqni vetëm 3 hapa.
1. Gjetja e ambientit ku do të zhvillohet festa
Ky është hapi i parë që do t’ju duhet të merrni. Ai mund të jetë një lokal, një kënd lojërash për fëmijët, oborri i shtëpisë tuaj, një dhomë në apartamentin ku jetoni etj. Nëse do të festoni në shtëpi mund të krijoni hapësrën e duhur duke spostuar mobiljet si edhe duke vendosur sa më shumë lodra përreth. Festa nuk duhet të zgjasë shumë, dhe duhet të përpiqeni që fëmijët të kenë këndin e tyre në mënyrë që të “bezdisin” të ftuarit e tjerë në moshë më të madhe.
2. Dekori i festës
Këtë mund ta bëni në mënyrë profesionale, por edhe vetë. Kjo do t’ju bëjë të shpenzoni më pak para. Është një festë fëmijësh dhe do të mjaftonin disa arushë pellushi, fjongo, tullumbace, topa për të krijuar një atmosferë të bukur. Një ide e mirë do të ishte përdorimi i gotave dhe pjatave me ngjyra të ndryshme, ndoshta edhe me figurat e personazheve të filmave vizatimorë. Do t’ju sygjeronim një ushqim në formë bufeje.
3. Torta e fëmijës
Torta duhet të jetë me ngjyra dhe e bukur. Ajo duhet të ketë edhe një shije të mirë. Duke qënë se fëmijët janë të vegjël do të ishte mirë të përjashtonit shijen e çokollatës nga alternativat, duke u bazuar më shumë tek torta me pana ose krem pastiçerie. Ide e mirë do të ishte edhe torta me fruta.

Lexoni edhe: Festa e ditelindjes, si ta organizojme me pak shpenzime

Qumesht formule apo qumesht lope?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X