Si te organizohemi per pagezimin e femijes

0 0

Dy fjalë rreth pagëzimit të fëmijës
Gjatë këtij riti të lashtë, një fëmijë qoftë ai foshnjë apo i rritur merr frymën e shenjtë. Pagëzimi konsiderohet si një mënyrë me të cilën fëmija afrohet më tepër me zotin, dhe kryesisht kryhet para se fëmija të arrijë moshën e arsyetimit, por ka raste që mund të praktikohet edhe në moshë të madhe. Gjatë këtij riti fetar “nuni” ose siç njihet ndryshe edhe kumbara, ka një përgjegjësi të madhe para zotit. Nunësia nuk mund të merret me mendjelehtësi pasi çdo moment indiference ndaj fëmijës konsiderohet si një mëkat i të krishterit.
Cfarë ndodh gjatë pagëzimit?
Gjithcka fillon me shpjegimin e misterit të pagëzimit nga prifti, i cili më pas bën kryqin në trupin e fëmijës për të treguar se ai tashmë i përket krishtit.
Gjatë ritit fetar ndiqen disa hapa të cilat janë:
– Vënia e emrit
Nëse fëmijës në lindje nuk i është vendosur emër i shenjtë, duhet t’i vendoset një gjatë pagëzimit, dhe këtë e bën kumbara.
– Kazani i pagëzimit
I gjithë riti fetar konsiston në futjen e fëmijës në kazanin e pagëzimit, i cili mbushet me ujë të ngrohtë dhe brenda hidhet vaj. Para se fëmija të futet në kazan kryhet procesi i marrjes së “mirrës”, pra fëmija lyhët me vaj në disa pjesë të trupit.
– Veshja e rrobave të reja
Heqja e rrobave të vjetra dhe veshja e rrobave të reja simbolizon pranimin e mirësisë të zotit.
– Prerja e flokëve
Gjatë pagëzimit, nga koka e fëmijës pritet një tufë e vogël flokësh që simbolizon mirënjohje ndaj zotit, për bekimin që po i jep gjatë ritit. Kjo konsiderohet si një dhuratë ndaj krishtit për jetën e re si i krishterë.
– Ecja rreth altarit
Ecja rreth altarit nënkupton që fëmija tani do të ketë krishtin si udhërrëfyes për jetën e përditshme.
Si duhet bërë organizimi?
Gjetja e kumbarës

Fillimisht familja e fëmijës duhet të gjejë kumbarën, i cili duhet të jetë person i pagëzuar si edhe që nuk ka lidhje të afërta gjaku me fëmijën. Kumbara, nga dita e pagëzimit konsiderohet si një person shumë i afërt i fëmijës, madje edhe “prind i dytë”. Gjatë proçesit të pagëzimit ai merr përsipër se ka përgjegjësi ndaj fëmijës. Ai i bën dhurata fëmijës për çdo festë, ndërsa familja e fëmijës duhet ta konsiderojë si një person shumë të rëndësishëm, i cili duhet të jetë i pranishëm në çdo festë të familjes.
Zgjedhja e kishës
Pasi është zgjedhur kumbara caktohet data e ceremonisë së pagëzimit si edhe kisha në të cilën do të kryhet riti fetar.
Zgjedhja e zbukurimeve
Ju mund të zgjidhni të zbukuroni kishën duke kontaktuar me dyqane të posaçme lulesh që ofrojnë shërbime të tilla. Ju mund të zbukuroni kishën por edhe lokalin në të cilën do të drekoni pas ceremonisë. Një alternativë shumë e mirë për qerasjen e të pranishmëve në kishë do të ishin konfetat, të cilat mund t’i blini të thjeshta ose të personalizuara. Disa ide që mund të përdornit do të ishin konfeta me fotografinë e fëmijës si zbukurim, konfeta me lodra prej qeramike, me lule zbukuruese, apo konfeta me një dedikim të zgjedhur nga vetë ju. Pse jo edhe të luani me ngjyrat?
Zgjedhja e lokalit
Pas përfundimit të ceremonisë në kishë, ju mund të organizoni një festë në një lokal të caktuar, ku mund të ftoni të afërmit që ishin të pranishëm edhe në kishë. Lokali mund të zbukurohet nga personat që keni kontaktuar për zbukurimin e kishës ose nga vetë ju, kjo do të varet nga buxheti që ju keni jnë dispozicion. Një ide e mirë do të ishte përdorimi i luleve natyrale, të cilat mund t’i vendosni edhe në qendër të çdo tavoline.
Blerja e dhuratave
Kumbara i ble fëmijës kryqin e floririt, veshjet e brendshme, veshjen e jashtme, këpucë, çorape, peshqir, shapka. Familja e fëmijës që do të pagëzohet duhet t’i blejë kumbarës një dhuratë të caktuar, e cila mund të jetë diçka prej floriri ose diçka tjetër.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X