Shumë nëna janë të detyruara apo kanë dëshirë t’i rikthehen punës pasi kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre, por njëkohësisht duan të vazhdojnë ta ushqejnë me qumësht gjiri. Nxjerrja e tij nga gjiri mund të bëhet shumë me lehtësi me anën e pompës, por si mund të ruhet ai në kushet e duhura?
Një mënyrë është ngrirja e tij
Qumështi i nënës mund të ngrihet dhe përdoret në momentin që nevojitet, mjafton që kjo të bëhet në kushtet e duhura. Cilat janë rregullat për ta ruajtur atë në mënyrën e duhur?
- Nëse qumështi i gjirit mbahet në temperaturë deri 22-23 gradë mund të konsumohet deri në 6-8 orë;
- Nëse ruhet në frigorifer ose borsa termike ai mund të kosnumohet deri në 24 orë;
- Nëse ruhet në pjesën më të ftohtë të frigoriferit mund të konsumohet deri në 3-5 ditë.
Po nëse qumështi i gjirit do të ruhet në ngrirje?
Gjithçka varet nga tipi i ngrirjes që ka frigoriferi.
- Nëse temperatura do të jetë deri në -15 gradë mund të ruhet deri në 2 javë;
- Nëse temperatura do të jetë deri në -18 gradë mund të ruhet 3-6 muaj;
- Nëse temperatura do të jetë deri në -20 gradë mund të ruhet 6-12 muaj.
Si duhet ngrohur?
Në banjomari. Mos u trembni nga ngjyra e qumështit. Ajo krijohet nga ndarja e yndyrës nga pjesa tjetër e qumështit. Tundeni me kujdes pa ushtruar forcë dhë më pas ja jepni fëmijës ta pijë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu