Si te ngjizim nje vajze?

0 1

A mundem të sjell në jetë një vazjë?

Sipas metodës Shettles, kjo nuk është totalisht në dorën e njeriut, por mund të favorizohet duke ndjekur disa këshilla.

Si shpjegohet, cila është mënyra e duhur?

Spermatozoidët përgjegjës për të ngjizur një vajzë janë ata X, të cilat janë më të mëdhenj se ata Y dhe më të shpejtë. Duke kryer marrëdhënie në disa ditë specifike ju mund të sillni në jetë një vajzë. Kujdes! Nëse jeni duke hasur vështirësi në ngjizjen e një shtatzanie, mund të hasni edhe më tepër vështirësi nëse ndiqni këto metoda, të cilat mund ta vonojnë edhe më tepër atë.

Metoda Shettles për ngjizjen e një vajze

Do të vijë në jetë një vajzë nëse veza fekondohet nga një spermatozoid X, të cilat sic e thamë edhë më sipër janë më të mëdhenj dhe më rezistentë se ato Y brenda kavitetit vaginal. Nëse dita e ovulimit është larg në momentin që ka ndodhur marrëdhënia e pambrojtur, do të favorizohet rezistenca e spermatozoidëve X, të cilët rritin probabilitetin e ngjizjes së një vajze.

Ushqyerja

Ushqyerja është një tjetër faktor që ndikon në ngjizjen e një vajze, kjo pasi gjinia e fëmijës nuk limitohet vetëm në madhësinë e spermatozoidëve, por edhe në ambinetin vaginal (acid ose bazik), i cili do bëjë spermatozoidët më pak ose më shumë rezistentë.

Ushqimet që sjellin në jetë një vajzë

Ushqimet e pasura me kalcium: qumështi, kosi, djathërat, veza, bishtajoret, perimet (spinaqi, brokoli, qepa etj), biskotat e çajit, çokollata me qumësht, frutat e thata, frutat e detit të veshura me guackë etj.

Ushqimet e pasura me magnez: orizi integral, tërshëra, bishtajat, arrat, bizelet, misri, djathi tip grana padano, arra e kokosit etj.

Ushqimet e pasura me bakër: mëlçi viçi, kërpudhat e thata, cokollata e zezë (fondente), kakaoja e hidhur, mielli i sojës, kallamarët, farat e lulediellit, farat e kungullit, piperi etj.

Që dieta të ketë sukses duhet të ndiqet rregullisht nga çifti për më shumë se 60 ditë, para se të ngjizet fëmija.

Studimi që kundërshton metodën Shettles dhe hedh poshtë metodën që rrit mundësitë e paracaktimit të gjinisë së një fëmije.

Lexoni edhe: Te kesh nje moter te ndryshon jeten

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X