Si të ndihmoni një nënë të re që të mos vuajë nga depresioni post-partum

0 0

Një nënë e re gjithmonë do të ketë vështirësi me netët pa gjumë dhe ndryshimin e stilit të jetesës në tërësi. Në kohë të tilla lodhjeje për nënat, një ndihmë e vogël mund të jetë sa një botë mbështetëse për të. Pra ajo që duhet të bëni është të ofroni ndihmën tuaj në mënyrë që të lejoni nënat e reja të marrin frymë paksa.

Si të ndihmoni një nënë të re pas lindjes së fëmijës së saj në mënyrë që të mos preket nga depresioni post-partum:

  1. Përmbushni disa porosi që ajo mund t’ju japë. Në mesin e gjërave që duhen për kujdesin ndaj fëmijës, një nënë e re mund të ketë një varg të detyrave të pazgjidhura personale dhe të lidhura me shtëpinë. Ndihmojeni në këtë rast me sendet ushqimore, me krevatin e fëmijës, me dritat që duhen zgjedhur në dhomën e foshnjës etj, në mënyrë që t’ia lehtësoni sadopak stresin e ditëve të para.
  2. Përkëdheleni. Përkëdheleni. Përkëdheleni. Nënat e reja kalojnë shumë gjëra dhe kanë nevojë për kohë në mënyrë që të rifitojnë gjendjen e mëparshme të trupit dhe mendjes. Në këtë periudhë ato kanë pikërisht nevojë për rehati dhe përkëdhelje. Bëjini asaj një manikyr-pedikyr. Dhurojini një masazh ose një karrige masazhi që mund ta përdorë edhe kur ushqen me gji.
  3. Kujdesuni për foshnjën e saj. Mënyra më e mirë për të ndihmuar nënat e reja është duke u ofruar ndihmë për kujdesin ndaj bebit. Ndërsa kujdeseni për foshnjën dhe e mbani atë, një nënë e re mund të flejë gjumë, të bëjë një dush, të bëjë ushtrime ose thjesht të shijojë pak moment qetësie. Ka shumë gjëra që ajo do të dëshironte të bënte e vetme duke ia lënë foshnjën e saj dikujt që i beson. Nxiteni që ajo të dalë nga shtëpia ndërkohë që ju mbani fëmijën ose sugjerojini të dalë me partnerin e saj.
  4. Mund t’i bëni surpriza me ushqimet. Për një nënë të re nuk është e lehtë të kujdeset edhe për foshnjën, edhe për shtëpinë, edhe për gatimin. Për më tepër ajo nuk do të ketë as mendjen për të eksperimentuar me ushqimet duke bërë vakte të ndryshme dhe të shijshme. Ajo që ju mund t’i bëni është një vakt ushqimor që mund të jetë i preferuari I saj.

Ndihma për një nënë të re në këtë fazë të re të jetës mund të jetë shumë e rëndësishme për të. Komplimentojeni në qoftë se mendoni që ajo ka humbur peshë, dëgjojini ankesat e saj pa e korrigjuar dhe përpiquni që të krijoni një ambient të lumtur në rrethin ku ajo jeton.

Lexo edhe: Cilat jane nenat me te rrezikuara nga depresioni post-partum?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X