Për çdo prind të ri, një nga fazat më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve, është ajo e zhvillimit të aftësive gjuhësore.
Por momenti kur fëmija fillon të flasë nuk është i njëjtë për të gjithë dhe prindërit duhet të kenë parasysh se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe i tillë do të jetë edhe zhvillimi i tij.
Prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mësimin e të folurit të fëmijës. Ata duhet t’u flasin fëmijëve sa më shumë edhe gjatë muajve të parë të jetës, pavarësisht se fëmija nuk do të jetë në gjendje t’ju kthejë përgjigje.
Dhe më tej, kur fëmija juaj arrin të thotë shumë fjalë teke tashmë, emërton kafshë, ngjyra, objekte, veprime e shumë të tjera, duhet të kalojmë në fazën e dytë. Është pikërisht momenti që ne si prindër ta nxisim atë që t’i bashkojë këto fjalë për të formuar fraza me 2 fjalë.
Për të kuptuar teknikat sesi mund ta realizojmë këtë, na vjen në ndihmë videoja e mëposhtme nga logopedja Aurora Lushej.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu