Hedhja e hapave të parë apo ngritja në këmbë e fëmijës është një hap para drejt të qënit më i pavarur. Fëmija si fillim mund të zvarritet dhe më pas ai fillon të bëjë hapat e parë, gjë e cila lidhet e një maturim të rritjes fizike dhe mendore. Për ta ndihmuar fëmijën të ecë prindërit mund të bëjnë disa veprime të caktuara të cilat janë:
- Rrethorja
Rrethorja është një instrument që nuk këshillohet të përdoret tek fëmijët që kanë një zhvillim normal, por zakonisht rekomandohet të përdoret tek fëmijët që kanë një peshë të madhe trupore. Megithatë fjala jonë nuk duhet të kundërshtojë një zgjedhje që ju tashmë e keni bërë, dhe nëse është këshu duhet të tregoni kujdes që fëmija të mos rrëzohet.
- I jepni dorën
Në momentin që i jepni dorën për ta ndihmuar duhet edhe t’i flisni për ta stimuluar. Është mirë që këto veprime t’i bëni anash një kolltuku apo divani në mënyrë që ai ta ketë edhe një mbështetje tjetër.
- E stimuloni
Është e rëndësishme të stimuloni fëmijën edhe të lëvizë. I vendosni një objekt lart apo larg tij në mënyrë që duart dhe këmbët e tij të mësohen të lëvizin. Ata do të fillojnë të bëjnë hapa të vegjël në mënyrë spontane duke mësuar gjithashtu edhe këmbët dhe shpinën me sforcimin.
- Qëndroni gjithmonë para tyre
Në momentin që fëmija ndihet pak më i sigurt e lini të hedhë hap ate vegjël duke u mbajtur pas divanit apo krevatit ndërsa ju qëndroni para tij.
- Nëse bie e inkurajoni sërish
Sapo ka rënë duhet ta ngushëlloni dhe qetësoni pasi kjo është shumë normale të ndodhë. Fëmija në këtë moment është i trembur pasi ishte duke bërë diçka të re dhe nuk ja ka dalë. Këtë frikë nuk duhet ta lejoni të bllokojë fëmijën, por duhet ta stimuloni sërish të ecë.
Lexoni edhe: Kur femija nuk te hedhi hapat e pare
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu