Rënia e flokëve favorizohet pas lindjes për shkak të faktorëve të ndryshëm të cilët janë: stresi, ushqyerja me gji, ndryshimi hormonal, ritmet e reja që merr jeta me të porsalindurin etj. Ndër trajtimet e shumta, zgjidhja më e mirë dhe më e shëndetshme është ajo e ndjekjes së një diete të shëndetshme ushqimore, të pasur me fruta, qumësht dhe perime. Një vend shumë të rëndësishëm në këtë proces zë edhe sallata, e cila ka aftësi rigjeneruese të fibrës së flokëve. Nëse gruaja do të konsumojë një pjatë sallatë në mbrëmje do të vërë re se rënia e flokëve do të reduktohet ndjeshëm. Kjo pjatë do të hidratojë në mënyrë perfekte flokët.
Si duhet ta konsumojmë sallatën në mënyrë që të luftojmë rënien e flokëve?
Mund të konsumoni sallatë ashtu siç keni bërë deri tani, por mund të shtoni sipër saj edhe disa lajthi të grira ose jo. Kjo përzierje do të garantojë kombinimin e duhur të pasur me biotinë dhe acide yndyrore të cilat janë shumë të rëndësishme për të ushqyer lëkurën e kokës. Mos nënvlerësoni fuqinë e vajit të ullirit. Shtoni një lugë vaj në mënyrë që të siguroni antioksidantët e nevojshëm për të mbrojtur flokët.
Përveç sallatës në mbrëmje, duhet të konsumoni edhe drithëra integrale, të cilat i sigurojnë organizmit sasi të mira të hekurit, magnezit, seleniumit dhe bakrit, si edhe bishtajoret të cilat i dhurojnë forcë lëkurës së kokës. Së fundi, ju këshillojmë të konsumoni rregullisht sardele dhe açuge (lloj peshku), të cilat janë shumë të pasura me kripëra minerale, vezët të cilat përmbajnë vitamina dhe proteina që luftojnë rënien e flokëve.
Lexoni edhe: Si te kujdesemi per floket pas lindjes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu