Cilat janë arsyet e frikës së gruas shtatëzanë dhe si ta mposhtim atë?
- Frika e lindjes: frika nga dhimbjet, frika se mos vuajë, se mos nuk do të jetë në gjendje t’ja dalë etj, janë disa nga mendimet që e trembin gruan në lidhje me këtë moment. Në këtë rast do t’ju vinte në ndihmë ndjekja e një kursi parapërgatitor, ose biseda me mjekun tuaj gjinekolog. Mbani mend se po sillni në jetë një fëmijë,pra në çdo moment duhet të fokusoheni tek qëllimi i shtatëzanisë.
- Frika për shëndetin dhe mirëqënien e fëmijës: gruaja shpesh e ndien këtë frikë, edhe pse analizat dhe ekografitë nuk tregojnë ndonjë rrezik apo keqformim. Në këtë rast ju duhet të qetësoheni dhe të mendoni se nëse dicka nuk shkon mjeku do t’jua kishte thënë. Lexoni sa më shumë libra për shtatëzaninë dhe fëmijën, të cilat do t’ju sjellin mendime pozitive.
- Frika e abortit: ndihet më shumë gjatë trimestrit të parë. Duhet të flisni sa më shumë me bashkëshortin tuaj dhe mjekun në lidhje me këtë shqetësim.
- Nuk do të jem një nënë e përkryer: e kush tha se duhet të jesh e përkryer? Je një nënë, do të japësh maksimumin dhe fëmija juaj për këtë ka nevojë më tepër.
- Nuk do të kem më një karrierë: fëmija dhe familja do të vijë në vend të parë, e megjithatë kjo nuk do t’ju pengojë të punoni dhe bëni karrierë pasi fëmija të jetë rritur pak dhe të jetë më pak i varur nga ju. Nëse do të organizoheni në mënyrën e duhur do t’ja dilni për mrekulli.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu