Si te menaxhojme nje marredhenie jo te mire nuse-vjeherr

0 2

Në momentin kur edhe nusja edhe vjehrra nuk duan ta pranojnë se duhet të tregojnë respekt dhe mirënjohje ndaj njëra-tjetrës, konflikti mund të thellohet edhe më shumë duke shkaktuar kriza shumë të mëdha në familje. Tashmë prej shumë kohësh figura e vjehrrës ka filluar të përflitet, duke i dhënë asaj një famë shumë të keqe. Por megjithëse kjo për disa raste nuk është e drejtë, nuk duhet të harrojmë se shumë nuse nuk ka marrëdhënie aspak të mirë me vjehrrën e tyre. Por çfarë e shkakton këtë konflikt midis tyre? Si mund të përmirësohet një marrëdhënie, e cila historikisht është konsideruar si e pandreqshme?

Ky problem është bërë objekt studimi i disa psikologëve, dhe pas rreth 20 vite studimi dhe kërkimesh, doktoresha Terri Apter ka konfirmuar se rreth 60% e grave pranojnë se kanë një marrëdhënie jo të mirë me nënën e bashkëshortit të tyre. 59% e vjehrrave pranojnë se ndihen në siklet para nuseve të tyre. Por cili është shkaku?

Përse nuset dhe vjehrrat nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën?

Shumë nuse shprehen se vjehrra e tyre nuk pëlqen asgjë që ato bëjnë, ajo e bën këtë pasi mendon se djali i saj është më i mirë se nusja që ka marrë. Sipas psikologëve, konflikti lind pasi të dyja (nusja dhe vjehrra) e ndiejnë veten sikur tjetra po i merr diçka nga pjesa e saj, që në këtë rast është bashkëshorti (djali). Një vjehrrë shpesh nuk e ndien veten të aftë të pranojë të “ndajë” djalin e saj të cilin e ka rritur për shumë vite, me dikë tjetër që në këtë rast është nusja, e cila “po përpiqet t’i zërë vendin”. Kjo frikë lind nga ndjenja e mbrojtjes që çdo nënë ka ndaj fëmijës të saj.

Në disa raste ndodh që disa vjehrra jetojnë me disa ide rreth nuses, si ajo duhet të jetë dhe duhet të sillet, dhe kur nusja nuk është ashtu siç ato e duan, fillojnë reagimet negative dhe ndonjëherë të bëra edhe në mënyrë të pavullnetshme, ndaj bashkëshortes së djalit të tyre.

Nga ana tjetër, nuset janë koshiente për marrëdhien e fortë midis bashkëshortit të tyre dhe vjehrrës dhe për pasojë do të ndihen të pasigurta kur bëhet fjala për të krijuar një marrëdhënie po aq të fortë edhe midis tyre dhe bashkëshortit. Duke e ditur që do të jetë e vështirë ato fillojnë të reagojnë në bazë të refuzimit, pasigurisë dhe frikës.

Cilat do të jenë pasojat e një marrëdhënie jo të mirë me vjehrrën?

Në momentin që asnjëra nga të dyja nuk duan të pranojnë se duhet të tregojnë respekt dhe mirënjohje ndaj njëra-tjetrës, konflikti do të përkeqësohet, dhe në rastet më ekstreme do të përballemi me kriza depresioni apo histerizmi, duke bërë që e gjitha të përfundojë në një “luftë” ku do të ketë vetëm humbës.

5 këshilla për të qënë një nuse e mirë

– Vendosu në vendin e saj dhe mendo se një ditë edhe ti do të bëhesh vjehrrë dhe do të ndjesh për fëmijën tënd frikë, xhelozi, nostalgji, frikë se do të mbetesh vetëm;
– Evito rivalitetin duke filluar të vlerësosh eksperiencën e vjehrrës dhe duke e bërë të ndihet e vlerësuar. Mundohu të jesh e sjellshme dhe prano që të dyja keni të meta, kjo për të mirën e marrëdhënies me bashkëshortin;
– Mos bëni krahasime me marrëdhënien që keni me prindërit tuaj. Janë dy gjëra komplet të ndryshme nga njëra-tjetra;
– I zgjidhni me kujdes fjalët që thoni pasi ka disa sjellje që vjehrrën mund ta bezdisin. Do të ishte më mirë të flisnit me qetësi me vjehrrën dhe t’i shpjegoni se e vlerësoni mendimin e saj, por do të ishte më mirë që vendimet t’i merrnit në çift;
– Mos tregoni mungesë respekti edhe nëse marrëdhënia midis jush mund të jetë e komplikuar, kjo pasi ju pëlqen apo jo jetët tuaja do të jenë gjithmonë të lidhura.

5 këshilla për të qënë një vjehërr e mirë

– Pranoni se djali juaj është rritur dhe nuk duhet ta shihni më si një fëmijë. Ai duhet të mësohet të marrë vendimet vetë dhe ta jetojë jetën e tij në mënyrë të pavarur;
– Mos u përpiqni ta bëni të ndjekë rregullat e vendosura nga ju, pasi tashmë e keni rritur atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Tashmë është momenti që djali juaj dhe bashkëshortja e tij të vendosin vet çfarë rruge do të ndjekin në jetën e tyre, qoftë edhe në rritjen dhe edukimin e fëmijës së tyre;
– Mos u përpiqni të ndryshoni nusen tuaj edhe pse ndoshta e imagjinonit të ishte nusja perfekte, por jeni “zgënjyer”. Duhet të pranoni se ajo ka personalitetin e saj pavarësisht se ju nuk jeni dakord me disa mendime dhe sjellje të saj. “Fatkeqësisht” këto karakteristika e bënë djalin tuaj të dashurohet me të!
– Pranoni se kushdo ka rolin e tij, pra edhe nëse doni më të mirën për djalin tuaj nuk mund të pretendoni që nusja të sillet si ju. Mësoni të ndani dashurinë e nënës nga ajo e partnerit;
– I ofroni ndihmë, mos ja impononi, pasi edhe nëse ju nuk e kuptoni nusja juaj e vlerëson eksperiencën tuaj dhe vlerëson edhe këshillat e tua gjithashtu, pavarësisht se vendimet që ajo merr ndoshta nuk janë të njëjtat me ato që do të kishit marrë ju. Duhet të kuptoni se jeta është e saj dhe jo e juaja.

Lexoni edhe: Marredhenia nuse vjeherr, nga nenat pernenat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X