Si të mbrojmë fëmijët nga ftohja në pranverë

0 0

 

Ditët janë zgjatur, por moti po përpiqet të stabilizohet në temperatura më të buta. Kështu edhe pse pranvera ka ardhur, disa sëmundje mbeten ende “nëpër këmbë” për fëmijët, të tilla si ethet dhe ftohjet. Këtu janë masat paraprake që duhet të ndërmerren për të parandaluar këto çrregullime. Këto janë sjellje të lehta për t’u ndjekur, por ndërkohë lejojnë fëmijët të qëndrojnë të shëndetshëm edhe në këtë sezon të karakterizuar zakonisht nga ndryshimet e temperaturave dhe reshjet.

Shumë aktivitet fizik

Para së gjithash është mirë të dimë se të luajturit jashtë është një aktivitet i shëndetshëm, shumë i rëndësishëm si tek fëmijët e shëndetshëm ashtu edhe tek ata që vuajnë nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Aktiviteti gjithashtu përfaqëson një formë të vlefshme parandalimi të obezitetit sepse kontribuon, nëpërmjet rritjes së harxhimit të energjisë, në zvogëlimin e masës së yndyrës dhe forcimin e masës muskulore. Së fundmi, është një mjet themelor për zhvillimin e duhur të kockave.

Kujdes ndaj veshjeve

Sidoqoftë, gjatë ditëve të ngrohta të pranverës, duhet të zgjidhni me kujdes veshjet e fëmijëve, të cilat nuk duhet të jenë shumë të rënda. Shkurtimisht, përshtatini me temperaturat e reja të ngritura. Mos harroni t’u jepni menjëherë një peshqir pasi kanë luajtur dhe janë djersitur, sepse rrezikojnë të ftohen. Është një ide e mirë t’i jepni ujë për të pirë dhe t’i lyeni me spraj kundër mushkonjave në pjesët e ekspozuara.

Ndryshoni dietën

Në pranverë është e nevojshme të modifikohet dieta e fëmijëve, e cila duhet të bëhet më e lehtë dhe të pasurohet me vitamina. Me ardhjen e temperaturave pediatrit këshillojnë t’i kushtoni vëmendje perimeve të palara dhe vezëve të papërpunuara të cilat, nëse nuk janë vërtet të freskëta, mund të shkaktojnë helmim serioz të ushqimit.

Kapelja dhe kremi i diellit

Megjithëse ekspozimi ndaj diellit rekomandohet gjithmonë sepse rrit prodhimin e vitaminës D, këshillohet të mbroni fëmijët nga rrezet e diellit në pranverë. Gjithmonë përdorni një krem mbrojtës dhe mbroni kokën me një kapelë.

Jo antibiotikëve

Ndryshimet e mëdha të temperaturave në pranverë mund të shkaktojnë sëmundje tek fëmijët. Në fakt, ato shpesh favorizojnë shpërthimin e ftohjeve dhe episodet e ethshme që shpesh shërohen brenda pak ditësh. Është mirë të shmanget përdorimi i antibiotikëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Lexo edhe: Si t’i veshim femijet ne pranvere?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X