Si ndikojne marredheniet seksuale, stresi, fertiliteti, mosha dhe ushqimi ne arritjen e shtatezanise?

0 1

Zakonisht në momentin që gruaja kërkon një shtatzani mund të dëgjojë disa shprehje që jo gjithmonë kanë diçka të vërtetë brenda tyre. Jeni duke kërkuar një shtatzani? Mësoni më shumë rreth të vërtetave dhe të pavërtetave!

Pozicioni i marrëdhënies seksuale nuk ka rëndësi.
Kjo nuk është e vërtetë pasi disa pozicione favorizojnë më mirë arritjen e spermës në qafën e mitrës. Këto janë ai i misionarit dhe lugës (mashkulli pas femrës).

Duhet të kryhen marrëdhënie sa më shpesh.
I përqëndroni marrëdhëniet tuaja më shumë gjatë ditëve fertile, duke bërë që disa ditë para tyre të bëni një pushim në mënyrë që përqëndrimi i spermatozoidëve të jetë më i lartë.

Nuk mund të ndodhë një shtatëzani gjatë menstruacioneve.
Kjo mund të ndodhë nëse cikli i gruas është i çrregullt dhe i shkurtër.

Stresi nuk ndikon në fertilitet.
Nëse çifti është nervoz dhe tepër i zënë me punë ngjizja do të ndodhë shumë me vonesë.

Periudha fertile zgjat 7 ditë.
Fertiliteti maksimal zgjat disa orë gjatë pikës më të lartë të ovulimit, pra kur hormoni progresteron është i pranishëm bashkë me hormonin luteinizues (LH).

Mosha e gruas nuk ka rëndësi.
Kjo nuk është aspak e vërtetë. Mosha më fertile është ajo midis 18 dhe 28 vjecare. Pas kësaj moshe aftësia riprodhuese e gruas fillon të bjerë deri në humbjen e saj rreth moshës 50 vjeçare kur ajo hyn në para ose në menopauzë.

Ushqimi nuk ka rëndësi.
Në të vërtetë ushqimi është shumë i rëndësishëm. Dieta ushqimore duhet të jetë e pasur me vitamina, hekur, fruta, perime, peshk, bukë dhe makarona integrale, agrume, mollë, dardha, fruta pylli, domate, speca, brokoli (të pasura me vitaminë C), oriz (nëse keni mundësi konsumoni atë të zi), pulë (e pasur me vitaminë B6).

Lexoni dhe: Si te ngelesh shtatzane?

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X