Si të mbani një fëmijë: 8 pozicionet dhe mënyrat më të sigurta për të sapolindurin tuaj

0 0

Me siguri të gjitha e kujtoni herën e parë që keni mbajtur në krahë fëmijën tuaj. Në momentin kur infermierja e ka sjellë të sapolindurin në krahët tuaj, duart duhet t’ju jenë dridhur, zemra juaj me siguri po “shpërthente” nga rrahjet dhe lotët nuk mund t’i mbani. Kjo është magjia e mbajtjes në krahë të fëmijës tënd për herë të parë.

Megjithatë, mbajtja e një  të porsalinduri nuk është e lehtë. Është e natyrshme të ndjeheni nervoze dhe ekziston një frikë e vazhdueshme që i vogli juaj mund t’ju bjerë nga duart.

Por ne do t’ju tregojmë pozicionet dhe mënyrat më të sigurta se si mund ta mbani bebin tuaj të sapolindur.

Së pari kini parasysh:

  • Duart e pastra: Lani duart gjithmonë para se të merrni fëmijën në krahë. Sistemi i tij imunitar është ende në zhvillim dhe duart tuaja të papastra mund të kalojnë infeksionet në trupin e foshnjës. Përdorni sapun të butë dhe ujë të ngrohtë për të shpëlarë duart. Gjithashtu, mbani një dezinfektues duarsh të dobishëm për të gjithë miqtë që do të duan ta mbajnë në krahë foshnjën tuaj.
  • Krijojini vetes rehatinë e nevojshme dhe nuk flasim këtu vetëm për rehatinë fizike por edhe vetëbesimin për të mbajtur foshnjën. Ju mund të ndiheni të frikësuara në fillim, por me kalimin e kohës do të përshtateni.
  • Ofroni mbështetje. Të sapolindurit kanë pak kontroll të muskujve të qafës. Prandaj, ju duhet të mbështetni kokën dhe qafën e saj në trupin tuaj. Gjithashtu, sigurohuni që të mos shtypni fontanelat e buta në kokë. Mbështetja është tepër e dobishme derisa fëmija juaj të arrijë të paktën tre muaj kur zhvillon një kontroll të mirë mbi muskujt e kokës dhe qafës.

Si ta marrësh në krahë një fëmijë?

Për të mbajtur një fëmijë në krahë, ju duhet së pari ta ngrini. Vendosni një dorë nën kokën e tij dhe një tjetër nën fund të shpinës. Më pas afrojeni trupin e tij drejt gjoksit tuaj.

Ju mund ta mbani fëmijën në këtë pozicion për sa kohë që ndiheni rehat. Gjithashtu, fëmija juaj pëlqen të mbahet në disa pozicione, ndërsa mund të mos ndihet rehat në disa pozicione të tjera.

Pozicionet e mbajtjes së foshnjave:

Mund të provoni edhe pozicione të ndryshme për të kuptuar se çfarë i përshtatet më së miri bebit tuaj.

1.Një nga mbajtjet më të natyrshme për të porsalindurin tuaj është kur e vendosni trupin e foshnjës ngjitur me tuajin, duke e ngritur atë deri në lartësinë e shpatullave. Vendoseni kokën e bebes mbi shpatullën tuaj duke e lejuar atë që të shohë pas jush. Në këtë pozicion mbani me dorë kokën dhe qafën e bebit dhe me dorën tjeëtër pjesën e tij të poshtme.

1

2.Mbajeni duke e përkundur. Mbajtja në këtë mënyrë (sikur do e vini për të fjetur) është mjaft e thjeshtë dhe e natyrshme. Vendoseni fëmijën paralel me nivelin e gjoksit tuaj, rrëshqisni dorën nga shpina e tij për të mbështetur kokën dhe qafën. Vendoseni butësisht kokën e fëmijës në brryl dhe kështu dora juaj do të vendoset nga qafa deri në fund të shpinës së bebit. Merreni fëmijën afër dhe në këtë mënyrë mund ta vendosni për të fjetur.

2

3.Mbajtja nga barku. Fëmija juaj me siguri do ta shijojë këtë pozicion. Ajo që duhet të bëni është të shtrini foshnjën tuaj në pjesën e parakrahut tuaj, nga barku i tij. Lërini të ulen këmbët në të dy anët e dorës, si në foto. Shtrije dorën tjetër në të gjithë pjesën e pasme të foshnjës për ta bërë atë të ndihet i sigurt.Ky pozicion mund të jetë i dobishëm kur fëmija juaj ka gazra.

3

4.Mbajtja nga ijet. Ju mund të mbani fëmijën tuaj në këtë pozicion sapo ai të ketë kontroll mbi kokën dhe qafën, pra pas tre muajsh. Merrni bebin ngjitur me trupin tuaj dhe mbajeni në ije. Ju duhet ta mbyllni krahun rreth belit të bebit. Fëmija juaj do të jetë në gjendje të shikojë gjërat rreth tij në mënyrë të qetë.

4

5.Mbajtja ballë për ballë. Kjo mbajtje do t’ju lejojë të ndërveproni me fëmijën tuaj. Mbani kokën dhe qafën e fëmijës tuaj me një dorë. Ofrojini mbështetje për pjesën e poshtme të bebit me dorën tjetër. Tani mbajeni foshnjën poshtë gjoksit tuaj në mënyrë të tillë që fytyra e saj të jetë ballë për ballë me tuajën. Gëzohuni duke e bërë të buzëqeshë.

5

6.Pozicioni i “Përshëndetjes”. Keni një fëmijë kurioz? Ky është pozicioni i shkëlqyer që e lejon atë të shohë se çfarë po ndodh. Në këtë pozicion fëmija juaj duhet të ulet në dorën tuaj sikur ulet në karrige. Lejojeni të mbështesë shpinën në trupin tuaj dhe në gjoks. Vendosni një dorë përgjatë gjoksit të bebit për të parandaluar që ai të bjerë në njërën anë dhe dorën tjetër vendoseni në fundshpinën e tij.

6

7.Mbajtja pas vetes. Ky qëndrim është i përshtatshëm kur e ushqeni fëmijën tuaj. Mbështeteni qafën dhe kokën e foshnjës me dorën tuaj, dhe pjesën tjetër të shpinës me të njëjtin parakrah. Rregulloni kokën dhe qafën e foshnjës me dorën tjetër. Lëreni foshnjën të mbështillet pas anës së trupit tuaj duke i lënë këmbët e tij të shtrihen mbrapa.

7

8.Mbështetja në gjunjë. Ky është një tjetër mënyrë mbajtjeje që mund të përdorni gjatë ushqyerjes së bebit dhe mund të praktikohet gjatë qëndrimit të ulur.
Vendosni këmbët tuaja në nivelin e tokës kur jeni ulur dhe merrni fëmijën tuaj në prehër. Koka e foshnjës duhet të jetë afër gjunjëve me fytyrë lart. Vendosni të dyja duart poshtë kokës për mbështetje, dhe parakrahët tuaj përgjatë gjithë trupit.

8

Si ta mbani foshnjën pasi e keni ushqyer?

Kur ushqeni foshnjën, mbani kokën e tij të drejtuar nga lart ndërsa pas ushqyerjes ngrijeni foshnjën dhe mbajeni në krahë. Por mos e tundni pasi kjo mund të bëjë që fëmija juaj të vjellë.

Kushtojini vëmendje humorit tuaj të të voglit tuaj kur e mbani. Ndërsa ai është duke qarë ose është i shqetësuar dhe i irrituar, ndryshoni pozicionin për ta bërë atë të rrijë rehat.

Lexo edhe: Bebi 1 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X