Të marrësh të ftohtin ose gripin shpesh herë është një realitet i frikshëm. E nëse nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar mikrobet që të depërtojnë, ka mënyra të tjera për ta bërë përvojën më pak të neveritshme. E gjitha kjo varet se si kujdeseni për veten tuaj. Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët. është sëmundje që kap më shumë moshat e reja sidomos nxënësit e shkollave pasi në ambjentet e mbyllura mundësia e përhapjes është më e madhe , personeli mjekësor shitëset e dyqaneve, lokalet pasi mundësia e kontaktit me njerëz të sëmurë është më e madhe të gjithë jemi të rrezikuar nga gripi por një grup popullate është më në rrezik se të tjerët për arsye se e kalojnë më rëndë sëmundjen dhe janë më të prirur për të bërë ndërlikimet e gripit.
A po kërkoni një mënyrë për t’i mbajtur simptomat në stadin më të ulët?
Këtu janë disa këshilla të ekspertëve për t’ju ndihmuar të mbani sistemin imunitar sa më të shëndetshëm
- Merrni vitamina
- Mundohuni të pushoni më shumë se zakonisht
- Mbani nën kontroll stresin.
- Pini shumë ujë
- Mos kaloni vaktet
- Kurseni energji
- Mos shkoni në punë
- Qëndroni larg nga temperaturat e ftohta
- Kujdes higjenën
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu