Si te largojme njollat e erreta nga fytyra

0 0

Njollat e kafta në fytyrë janë një shqetësim për shumë femra, sidomos në stinën e verës. Por, shkaktar nuk mund të konsiderohet vetëm dielli, por edhe shumë faktorë të tjerë që mund të jenë si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Një shkaktar mund të jetë ndjekja e një diete jo të mirë ushqimore si edhe ndryshimet hormonale. Në treg mund të gjeni shumë produkte kundër njollave të kafta të lëkurës, të cilat në disa raste mund të përkeqësojnë gjendjen e lëkurës, sidomos nëse ajo është delikate. Si në të gjitha rastet e tjera, ashtu edhe në këtë rast natyra do të jetë aleati më i mirë për të zgjidhur problemin.
Ja çfarë duhet të bëni:
Si fillim duhet t’ju këshillojmë ta filloni trajtimin pasi stina e verës ka përfunduar, konkretisht në fillim të muajit Tetor.
1- Maskë me bazë limoni
Kjo maskë është specifike për njollat e kafta të fytyrës, dhe përgatitet me limon dhe kos natyral. Ju duhet të bashkoni lëngun e dy kokrrave limoni me 125 gr kos, dhe më pas ta aplikoni në pjesën ku janë shfaqur njollat. E lini të veprojë për rreth 30 minuta, kohë e mjaftueshme për të tharë përmbajtjen që keni vendosur në fytyrë. Më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët. E përsërisni këtë veprim cdo ditë, në mëngjes dhe në darkë.
2- Maskë me bazë mjalti
Kjo maskë krahas problemit të njollave, mund të përdoret edhe nga personat që kanë lëkurë të brishtë dhe pak të shndëritshme. Ju duhet të përzieni dy lugë qumësh pluhur, dy lugë lëng limoni, dy lugë kos, dhe katër mjaltë. E aplikoni maskën në fytyrë dhe e mbani për rreth 15 minuta. E shpëlani fytyrën me ujë të vakët.
3- Uji i oksigjenuar
Një tjetër mënyrë natyrale për të zgjidhur problemin e njollave është uji i oksigjenuar. Për ta aplikuar do të mjaftonte pak pambuk, të cilin mund ta zhytni në një përzierje të formuar nga 20 ml ujë i oksigjenuar dhe nga 5 ml ujë. Më pas e kaloni pambukun në pjesën e fytyrës me njolla, duke e prekur lehtë atë.
Ju duhet ta mbroni fytyrën tuaj jo vetëm në stinën e verës. Mundohuni të konsumoni ushqime të pasura me vitamina, kripëra minerale dhe elementë të tjerë të rëndësishëm. Gjithashtu nëse e shikoni së mënyrat natyrale nuk po japin efektin e duhur, duhet të këshilloheni me mjekun.

Lexoni edhe: Arsyet pse nje grua duhet te beje tualet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X