Te pushojme duke kursyer

0 0

Te gjithe e dini se te shkosh diku me pushime kushton. Edhe pse mund te keni pasur nje vit te gjate pune apo perkujdesje ndaj femijes, jo gjithmone keni mundesi ti perballoni. Ne do t’ju sjellim disa menyra per te harxhuar me pak para gjate pushimeve.
1-Pushime te perbashketa
Ju mund te planifikoni te perfshini ne pushimet tuaja pjesetare te tjere te familjes, si psh: hallen, xhaxhain, kusheririn etj. Nese merrni me qera nje shtepi ku mund te gatuani vete dhe te ndani shpenzimet bashke me ta, do te harxhoni me pak para.
2-Kurseni monedhat
Gjate vitit ju mund te kurseni monedhat ne nje poce te posacme dhe ti perdorni ato gjate pushimeve. Eshte e vertete qe nuk do te perballoni me to gjithe shpenzimet e pushimeve, por mund te jete nje ndihme e vogel per ju.
3-Rezervoni me heret
Nese nuk rezervoni ne castin e fundit ka shume mundesi te gjeni cmime me te lira avioni apo hoteli. Dihet qe ne momentin e rritjes te kerkeses do te rriten edhe cmimet.
4-Silluni si vendas
Mos pedorni taksi per te shkuar nga aeroporti ne hotel, do t’ju kushtoje me pak te perdorni autobusin. Pasi te jeni sistemuar mundohuni te gjeni supermarketin me te afert me shtepine/hotelin tuaj, keshtu nuk do t’ju duhet te paguani para per transportin(qofte ky edhe autobus).
5-Mos frekuentoni restorantet
Ju mund te bleni ushqime ne supermarket dhe te gatuani vete. Kete mund ta beni edhe nese do te kaloni nje dite jashte shtepise apo hotelit. Pergatisni nje sanduic dhe konsumojeni ne momentin qe do te jeni te uritur. Te njejten gje mund ta beni me pijet. Dihet qe nje pije supermarketi kushton shume here me pak se ajo e barit.
Por, nese ju nuk doni te jeni gjithe kohen duke pergatitur ushqimin per vaktin tjeter, mund te rezevoni nje hotel Half-board i cili ju mundeson 1-2 vakte ne dite dhe pjesen tjeter mund ta pergatisni vete.
6-Mos rinovoni garderoben
Te shkosh me pushime nuk do te thote se duhet te blesh rroba te reja. Femijet tuaj nuk do te kenaqen me shume nga nje veshje e re, por nga koha qe do te kalojne me ju ne nje vend te caktuar.
7-Prisni ofertat
Vendosni ku do te shkoni disa muaj para dhe prisni per ofertat qe hoteli dhe kompania ajrore do te nxjerrin, pasi dihet qe kjo ndodh ne cdo sezon turistik.
8-Merrni me qera nje rulot
Nese do te merrni me qera nje rulot nuk do t’ju duhet te paguani hotelin apo shtepine e pushimit. Ju do te shpenzoni vetem per naften, pijet dhe ushqimet, duke ulur ndjeshem koston e pushimeve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X