Të jetuarit duke kursyer ka një sërë përfitimesh, ku mund të përmendim përqendrimin në gjërat më të rëndësishme të jetës si familja, miqtë, një jetesë më e sigurt nga ana financiare, më shumë para në dispozicion, më shumë mundësi për të udhëtuar, për t’u argëtuar etj.
Në kohët ku po jetojmë, kur për shakk të një virusi jetesa dhe ekonomia është bërë shumë më e pasigurt, të diëm të kursejmë e të ruajmë para, është një nevojë bazike.
Si të kursejmë para me ushqimet?
1.Krijoni një plan për vaktet
Nëse i kushtoni pak kohë hartimit të një plani se çfarë do të gatuani gjatë një jave dhe bëni një listë me blerjet që duhet të bëni, rezultati do të jetë disa para të kursyera, pasi nuk do të bëni blerje të momentit të fundit, që shpesh janë më të kushtueshme.
2.Përdorini sërish ato që lini në pjatë
A e dinit se nga mbetjet në pjatë humb rreth 40% e ushqimeve. Kjo është një shifër goxha e lartë. Ripërdoreni vaktin tjetër atë që lini në pjatë.
3.Hiqni nga priza pajisjet e vogla
Nëse janë në prizë, ato harxhojnë energji edhe po të mos jenë ndezur.
4.Vendosni ushqime në ngrirje në frigorifer
Ka shumë ushqime që mund t’i blini kur janë me çmim të lirë, t’i ruani në ngrirje e t’i përdorni më vonë.
5.Pini ujë
Të gjithë e dimë se uji është më i mirë se pijet e lëngjt. Në këtë mënyrë edhe qëndroni të hidratuar, edhe kurseni.
6.Mos e lini hapur derën e frigoriferit
7.Hani në shtëpi
8.Përdorni peceta prej rrobe
Ato nuk janë njëpërdorimshme, kështu që nuk do t’ju duhet të shpenzoni vazhdimisht për këtë produkt.
9.Mos shpërdoroni ujin kur lani enët
Vërtet që nuk është e nevojshme ta mbushni lavamanin plot apo ta mbani çezmën gjatë gjithë kohës hapur.
10.Përdoreni deri në fund një produkt para se të nisni një tjetër
11.Gatuani për dy vakte
12.Hani më shumë vakte pa mish
Dihet se mishi bën pjesë te ushqimet e shtrenjta. Mund të konsumoni aq sa nevojitet për ptë plotësuar vlerat ushqyese. Jo çdo ushqim duhet të përmbajë mish.
Të kursejmë në tualet
13.Mos shpërdoroni ujin kur bëni dush
Duke kursyer ujin, ju kurseni para. Hyni në dush, laguni, mbylleni rubinetin, dhe hapeni pasi jeni bërë me shkumë e doni të shpëlaheni, mos e mbani gjatë gjithë kohës hapur.
14.Instaloni një kokë dushi që nuk nxjerr shumë ujë
Ky është një tjetër hap që do t’ju ndihmojë për të kursyer ujin.
15.Bëni dush vetëm kur është e nevojshme
Ndoshta kjo mund t’ju duket një këshillë që bie ndesh me rregullat e higjienës, por vërtet nëse nuk jeni pis nuk keni pse harxhoni energji, kohë dhe para për t’u larë.
16.Përdorni sasi sa më të vogla të produkteve të higjienës si shampo, sapunë, balsamë etj
Si të kurseni në lavanteri
17.Lajini rrobat me ujë të ftohtë
Do mund të kurseni rreth 60 dollarë në muaj nga uji dhe gjithashtu, uji i ftohtë i dëmton më pak rrobat, kështu që do të kurseni edhe për blerjen e rrobave të reja.
18.Varini rrobat për t’i tharë, mos përdorni makineri që kanë këtë funksion
19.Vishini rrobat më shumë se njëherë përpara se ti lani
20.Blini rroba cilësore, të përdorura
Rrobat cilësore, të markave të njohura do të kenë jetëgjatësi më shumë se rrobat e lira dhe nëse i merrni të përdorura do t’i gjeni me një çmim shumë ekonomik.
21.Lajini rrobat pasi lavatriçja të jetë mbushur plot
22.Mos i lini të thahen shumë
Si të kursejmë para në aktivitetet e shtëpisë?
23.Mos i mbani dritat ndezur
24.Mos pastroni nëse nuk është bërë pis
25.Shitini gjërat që nuk i përdorni
Sa më shumë gjëra të mbanë në shtëpinë tuaj, aq më tepër do të shpenzoni për mirëmbajtjen e tyre.
26.Hapini dritaret në mëngjes
27.Investoni në përde cilësore, pasi ato ruajnë temperaturën e ambientit
28.Shmangni produktet njëpërdorimshe
29.Mos e lini televizorin ndezur në sfond nëse nuk po e shikoni
30.Nëse në familje keni makinë, mbani vetëm një të gjithë, jo nga një për secilin anëtar
31.Përpara se të zëvendësoni një produkt të prishur, përpiquni ta rregulloni
32.Paguajini faturat në kohë për të shmangur kamatat
33.Mirëmbani gjërat që zotëroni
Lexo edhe: Si të kursejmë para përpara lindjes së fëmijës
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!