Si të kuptoni se është momenti i lindjes? Matja e kohës së kontraktimeve

0 0

Oraret dhe kohëzgjatja janë gjithçka kur bëhet fjalë për lindjen, por a e dini se si të gjurmoni saktësisht kontraktimet? Ja se si të monitoroni hapësirat kohore mes tyre dhe kohëzgjatjen, e cila ju lejon të dini se kur të shkoni në spital.

Kontraksionet ndodhin kur mitra juaj shtrëngohet në përgatitje për lindjen e fëmijës. Kohëzgjatja e kontraktimeve, si dhe hapësira midis tyre, ndihmon prindërit që të ndjekin fazat e lindjes.

Por nëse jeni duke përdorur një kronometër ose një aplikacion që mat kohën, monitorimi jo i duhur i kontraktimeve mund të nënkuptojë të kaloni kohë shtesë në spital para lindjes suaj, sesa të pushoni në shtëpi.

Në këtë artikull mund të gjeni saktësisht se si të matni kontraktimet tuaja të lindjes, në mënyrë që t’i shpjegoni mjekut një ide të saktë të përparimit tuaj të lindjes.

Kur duhet të filloni të masni kohën e kontraktimeve?

“Ju duhet të masni kohën nga fillimi i një kontraksioni deri në fillimin e një tjetri”, thotë mjeku Paul du Treil. Kjo tregon se sa larg janë kontraktimet tuaja nga njëra-tjetra. “Në përgjithësi, kontraktimet e hershme mund të zgjasin 20 deri në 30 sekonda më së shumti”, -thotë dr. du Treil. “Por kur ato fillojnë të zgjasin më shumë se një minutë dhe janë vazhdimisht rreth katër minuta larg, e vazhdojnë kështu për një orë, atëherë jeni vërtet gati për të lindur”.

Sa kohë do të zgjasë çdo kontraktim?

Nëse jeni në lindje, kontraktimet tuaja do të zgjasin për rreth një minutë secila. Por ndërsa koha e tyre është e rëndësishme, kështu është edhe intensiteti. “Pjesa më e rëndësishme është energjia e kontraktimeve, jo vetëm koha e tyre,” thotë Siobhan Kubesh, mami. “Ju duhet t’i kushtoni vëmendje kohëzgjatjes, por gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje nëse energjia vjen duke u rritur për secilin kontrkatim.”

Kur duhet të shkoni në spital?

Këshillat e përgjithshme kanë qenë të prisni derisa kontraktimet të jenë pesë minuta larg nga njëri-tjetri për një orë, para se të telefononi mjekun dhe të dilni për në spital. Por bisedoni me mjekun që ju ndjek për të kuptuar se çfarë funksionon më mirë për ju”.

Cilat janë shenjat paralajmëruese gjatë kohës së kontraktimeve?

Lajmëroni mjekun tuaj nëse kontraktimet tuaja të lindjes duken të çrregullta. Nëse nuk mund të masni kohën e hendekut midis kontraktimeve sepse nuk ka boshllëk, është koha të telefononi mjekun. “Nëse është një dhimbje e vazhdueshme, sesa një model i ardhjes dhe largimit, kjo mund të nënkuptojë një problem”. Nëse ky është rasti, mos vononi të lajmëroni mjekun.

Lexo edhe: 5 shenja që tregojnë se dhimbjet e lindjes nuk janë të rreme

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X