Si te kuptojme kur i porsalinduri nuk eshte mire?

0 0

Instikti i nënës është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se kur fëmija ndihet mirë ose kur ka një shqetësim. Gjëja e parë që duhet të bëni kur fëmija është duke qarë është të kujdeseni për ndërrimin e tij si edhe ushqyerjen, më pas nëse të qarat vazhdojnë për 30 minuta apo më shumë duhet të kuptoni se diçka nuk shkon në trupin e tij. Sinjalet që fëmija paraqet janë një udhëzues për ju, por edhe ndryshimet që mund të shfaqen në trupin e tij do të përbëjnë një ndihmë shumë të madhe.

Si të kuptojmë kur tek fëmija diçka nuk shkon

  • Ngjyra e lëkurës. Bebi që gëzon shëndet të mirë e ka ngjyrën e faqeve rozë, lëkurën të butë dhe të shndëritshme. Në momentin që ajo do të jetë e ashpër dhe e kuqe do të thotë se fëmija ka qëndruar për një kohë të gjatë në diell, të ftohtë apo ka pësuar një intolerancë ushqimore. Nëse lëkura është e zbehtë dhe kapakët e syve të zbardhur mund të kemi të bëjmë me anemi.
  • Goja e fëmijës. Nëse ngjyra e buzëve nuk është e kuqe dhe nuk janë të buta por me ngjyrë lejla me siguri fëmija ka ftohtë. Nëse ato fryhen do të kemi të bëjmë me një alergji. Nëse gjuha është e bardhë problem mund të jetë diçka në stomak, zorrë apo aparatin e frymëmarrjes. Nëse ngjyra e bardhë është e fragmentizuar mund të kemi të bëjmë me myk.
  • Sytë e fëmijës. Nëse e bardha e syve ka marrë ngjyrë të verdhë mund të kemi të bëjmë me verdhëzën apo hepatitin, të dyja patologji që kurohen me një trajtim të posaçëm. Nëse në sytë e fëmijës shfaqen rrathë të zinj (nuk flasim për ato të trashëguara), do të kemi të bëjmë me alergji apo anemi. Nëse kapakët fryhen gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta do të kemi të bëjmë me alergji.

Lexoni dhe: “Perse qan bebi im?” Ta zbulon telefoni






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X