Si te kuptojme kur femija ka uri?

0 0

Që në momentin që nëna mëson për shtatëzaninë e saj fillon të ketë në mendjen e saj shumë pyetje, të cilat lidhen shpesh me lindjen. Pasi fëmija vjen në jetë shqetësimi i saj dhe i babait të ri është fakti se si do të mësojnë të kuptojnë se çfarë fëmija do nëse qan në një moment të caktuar, duke qënë se mënyra e vetme që fëmija komunikon është e qara.
Si të kuptoni kur i fëmija ka uri?
1. Çon gjuhën në qiellzë dhe thith buzët

Si rregull fëmija nuk duhet të qëndrojë më shumë se 3 orë pa pirë gji, dhe nëse ai nuk zgjohet nga gjumi duhet ta bëni ju në mënyrë që të ushqehet në mënyrën e duhur. Gjithashtu mund të ndodhë që fëmija të ketë uri më shpesh, pra të mos presë 3 orë për të pirë sërish dhe ju duhet të përpiqeni të kuptoni sinjalet e tij. Duhet të keni parasysh se e qara është sinjali i fundit që fëmija jep nëse ka uri. Ndërkohë ju tregojmë se duhet të vini re nëse fëmija juaj thith buzët apo çon gjuhën e tij në qiellzën e gojës. Nëse e bën këtë do të thotë se ka uri dhe duhet ta ushqeni.
2. Fëmija kërkon gjirin
Një tjetër gjest që fëmijët bëjnë për të treguar se kanë uri është kërkimi i gjirit duke hapur gojën dhe duke kthyer kokën majtas dhe djathtas duke nxjerrë jashtë gjuhën. Kjo mund të konsiderohet jo vetëm si një shenjë urie, por edhe si një shenjë me anën e së cilës fëmija kërkon nënën e tij për të qëndruar pranë saj.
3. Thith gishtin
Në më të shumtën e rasteve kur fëmijët kanë uri çojnë duart në gojë dhe fillojnë të thithin gishtat e tyre, dhe kryesisht fillojnë të thithin gishtin e madh duke menduar se është thithi i gjirit ose çuçoja. Kjo është një shenjë qe tregon se fëmija ka uri, por në më të shumtën e rasteve kjo kuptohet edhe nga fakti se fëmija shfaqet tepër i irrituar.
4. Fëmija ka frymëmarrje të shpejtë
Duke u theksuar ndjesia e urisë që fëmija do të ndiejë do të rritet edhe irritimi dhe nervozizmi që fëmija do të ndiejë dhe kjo do të vështirësojë edhe më shumë pirjen e gjirit apo të biberonit. Një sinjal tjetër që do t’ju tregojë se fëmija juaj është i uritur është frymëmarrja e shpejtë, duke qënë tepër i irrituar edhe nëse nëna e ka në krah. Shpesh fëmija mund të japë edhe disa goditje të forta me duar në gjoksin e nënës apo ndonjë goditje me këmbë.
5. Fëmija qan
E qara është faza e fundit, pra sinjali i fundit që fëmija përdor për të treguar se ka uri. Në këtë fazë ai nuk i reziston dot më urisë dhe shfaqet shumë nervoz. Këshillohet që para se të filloni ta ushqeni me gji apo biberon duhet ta qetësoni në të kundërt do të jetë e vështirë ta bëni të pijë. Ai do të shoqërojë shpesh të qarën me pasthirrma dhe për këtë duhet që si fillim ta qetësoni atë. Njohja e këtyre sinjaleve do të bëjë jo vetëm t’i përgjigjeni fëmijës tuaj në momentin e duhur, por edhe të krijoni një marrëdhënie më të qetë, duke qënë se fëmija do të shfaqet më pak nervoz. Mbani mend se në çdo situatë është më mirë të mos e lini fëmijën të irritohet së tepërmi, kjo pasi më pas do të keni më të vështirë ta qetësoni.
Ju duhet të dini se e qara e fëmijës për skak të urisë do të fillojë si një zhurmë në fyt, zhurmë e ngjashme me kollën, dhe më pas do të zhndërrohet në e qarë, fillimisht e shkurtër dhe më pas më intensive.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X