Si të kuptojmë fëmijët përmes vizatimeve, rasti i një nëne. Ja shpjegimi i psikologes Lorela Garuli

0 0

Përpara disa ditësh, në inbox-in e përnënat.al, një nënë ndau me ne shqetësimin e saj lidhur me të birin. Më poshtë, ajo shpejgon çfarë e mundon si dhe ka bashkangjitur një vizatim të të birit, për të kuptuar më mirë botën e tij të brendshme.

Shqetësimi i nënës:

Përshëndetje nëna! Duke shpresuar dhe uruar t’i keni fëmijët mirë me shëndet po kërkoj një mendim nga ana juaj për nje shqetësim timin të brendshëm… Kam djalin e madh 5 vjeç dhe djalin e vogël 2 muajsh. Djali i madh është shumë agresiv, si fëmijë nevrik. Nxehet shpejt. Realisht jam munduar me komunikim por nuk ia kam dalë. Kam menduar se mos edhe ardhja në jetë e fëmijës së vogël e ka bërë të tillë por me djalin e vogël është i dashur dhe kur i kërkoj ndihmë më gjendet afër për ndonjë gjë të vockël që i kërkoj (psh më sjell pelenën, letrat e lagura etj). Nuk kam arritur t’ia gjej shkakun. E ndjek vetë personalisht në vijueshmërine e kopshtit dhe dje më sjell një vizatim që më ka habitur, e pyeta se ç’kishte vizatuar dhe më tha kjo këtu është një egërsirë, një makinë  një shqiponjë në qiell dhe duke rënë dëborë. Ju lutem, po qe ndonjëra që ka studiuar psikologji të më japë mendim, nëse është diçka për t’u shqetësuar apo jo? Se kam filluar të merakosem, si i ka shkuar në mendje të vizatojë diçka të tillë. Ju faleminderit ju uroj shëndet në familjet tuaja!

Duke marrë parasysh se të tilla simbolika mund t’i intepretojë vetëm nëj ekspert i fushës, iu drejtuam psikologes Lorela Garuli, për faktin se ajo është e specializuar në këtë fushë dhe sidomos me vizatimet e fëmijëve, për të cilat ka realizuar edhe një libër.

Interpretimi i vizatimit nga psikologia Lorela Garuli

Për nga elementët e vizatuar, duket sikur nuk kanë një lidhje njëri me tjetrin, pra janë disa elementë të veçantë, kështu që në këtë rast do të na duhej ta kuptonim dhe interpretonim vizatimin fillimisht nga ana formale, për nga ngjyrat që fëmija ka përdorur. Fakti që ka viztuar me ngjyra të forta, të theksuara është pozitiv dhe tregon për një temperament energjik, një temperament të gjallë dhe një fëmijë me një vetëbesim të ndërtuar mirë deri diku.

Megjithatë, nëse do të flisnim pak për ngjyrat, në një farë mënyre ajo që do të vinim re është që prania e të kuqes dhe e të verdhës shpreh dinamizëm, lëvizje, kureshtje.

Simbolika që lidhet me dëborën, mund të shprehë ftohtësinë, që në këtë rast do të ishte një ftohtësi emocionale, për vetë faktin se siç tregon nëna, është një fëmijë që ka pak elementë agresiviteti.

Elementë të tjerë të vizatimit, si për shembull kafsha e egër sipas fëmijës, është tregues i qartë i impulsivitetit, pak agresivitetit, i një lloj vetëbesimi që lidhet me ngjyrat e forta, siç e përmendëm, ecin paralelisht, mbase me një lloj “krenarie” dhe me kërkim autonimie, me gjithë këta elementë të fortë.

Përsa i përket zogjve, ai ka vizatuar një shqiponjë, që është një shpend shumë krenar le të themi, por në përgjithësi zogjtë tregojnë një nevojë për ngrohtësi, në njëfarë mënyre.

Makina nuk ka ndonjë specifikë të veçantë këtu, normalisht tregon lëvizje, dinamizëm dhe kjo është gjë e mirë.

Një gjë tjetër që do të shtoja, që nuk lidhet me vizatimin, por me raportin e fëmijës së madh me të voglin, fakti që e ndihmon, që i jep gjërat që i kërkon, nuk do të thotë detyrimisht që fëmija nuk ka xhelozi, se ai është një fëmijë në moshën ku egocentrizmi, xhelozia dhe rivaliteti është shumë i fortë. Me këtë dua të them që ai kështu, ndoshta nuk do të shprehë reagimin e tij direkt në formë xhelozie, por fakti që i bindet kërkesave të nënës nuk do të thotë që nuk e ka xhelozinë.

Ky ishte interpretimi nga psikologia e specializuar për fëmijë Lorela Garuli, megjithatë duhet të kemi parasysh një gjë shumë të rëndësishme: vizatimi ndihmon shumë për të kuptuar botën e brendshme të një fëmije, që ai nuk e artikulon dot me fjalë, por për të dalë në konkluzione të detajuara, për të marrë përgjigje më specifike, më konkrete, prindërit së bashku me fëmijët duhet të drejtohen tek specialisti përkatës.

Lexo edhe: Keni fëmijë të ndrojtur? Mos i bëni kurrë këto sjellje, nga psikologia Lorela Garuli






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X