Si te kombinojme qumeshtin e gjirit me ate te formules?

0 0

Pasi bëhesh nënë kupton që shumë gjëra nuk funksionojnë ashtu si të tjerët të kanë thënë apo këshilluar, se shpesh do të duhet të organizohesh vetë në mënyrë që të menaxhosh sa më mirë kërkesat e fëmijës dhe per pasoje t’i pergjigjesh me mire. Shpesh na duhet të rikthehemi në punë, shkollë, hasim një problem të caktuar dhe kështu gjidhënia nuk do të mund të kryhet në mënyrë të plotë, pra sa herë të dojë fëmija. Duke qënë kështu ju do të mendoni alternativën e kombinimit të ushqyerjes me biberon dhe gji, e cila do t’ju vijë në ndihmë edhe pse shpesh këto alternativa duket se kundërshtojnë njëra-tjetrën, e madje janë “kundërshtarë” në spektrin e ushqyerjes së fëmijës.

Një kombinim i mirë do t’ju lehtësojë jetën

Gjidhënia është gjëja më e mirë që mund të bëni për fëmijën, por nëse në një moment nuk mundeni ta bëni këtë në mënyrë të plotë mund të përdorni edhe qumësht formule, duke vepruar si më poshtë.

  • Stabilizoni fillimisht gjidhënien. Pra fëmija duhet të pijë fillimisht gjirin, kështu nuk do të rrezikoni që sasia e qumështit që prodhohet të bjerë.
  • Në momentin që do të largoheni nga shtëpia për në punë ose në shkollë, mund të keni krijuar një rutinë me të cilën fëmija është mësuar. Ju duhet të keni filluar kohë më parë duke zëvendësuar dalëngadalë vaktet e paraditës me biberonin me qumësht.
  • Filloni të përdorni ushqyerjen me biberon fillimisht përgjatë ditës dhe më pas të kaloni tek ushqyerja me biberon para gjumit, kjo pasi shpesh fëmija e kërkon gjirin në atë moment edhe për t’u qetësuar dhe nëse do t’i jepni menjëherë biberon nuk mund të pranojë.
  • Përgatituni me ndryshimet e fëmijës në defekim. Kjo do të ndodhë si pasojë e ndryshimit të përbërjes së qumështit të gjirit nga ai i formulës, dhe kështu fecet do të ndryshojnë ngjyrë apo pamje. Pra nuk duhet të shqetësoheni. Nëse një qumësht i caktuar nuk pëlqehet nga fëmija juaj, duhet të provoni një tjetër.

Lexoni dhe: Kujtimet e nje nene, cfare dashuroj nga gjidhenia!

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X