Si të kemi sa më shumë prodhime të shëndetshme në shtëpi?

Riperdorimi, kultivimi, fermentimi jane disa nga menyrat per te pasur produkte sa me te shendetshme te bera ne shtepine tuaj.




0 0

Rritini vetë ushqimet tuaja

Edhe nëse jetoni në një apartament, ky nuk është justifikim. Në ballkon mund të mbillni sallata apo erëza të ndryshme me të cilat të shoqëroni çdo ushqim.

Ruani vetë ushqimet tuaja

Nëse i rrisni ushqimet vetë, tashmë mund të keni “mbiprodhim” të tyre. Shumë prej ushqimeve mund t’i ruani duke i vendosur në ngrirje dhe t’i përdorni në stinë të tjera kur nuk është sezoni i tyre.

Mësoni të fermentoni

Ju mund të fermentoni kefirin, qumështin, kosin, domatet etj. Konsumi i ushqimeve të fermentuara ndihmon bakteret e mira të zorrëve ose probiotikët dhe përforcon sistemin imunitar.

Rrisni pula

Në zonat urbane kjo nuk është e lehtë për t’u realizuar, por nëse keni pak hapësirë mund të përfitoni vezët e freskëta plot proteina.

Mbani bletë

Një koshere në oborrin tuaj do të sillte shumë përfitime, pasi mund të kishit mjaltë të prodhuar vetë, që është aq i shëndetshëm sidomos në stinën e dimrit.

Ripërdorni

Konsideroni gjërat që mund t’i përdorni më shumë se njëherë, si për shembull çantat që merrni perimet dhe frutat. Gjithashtu rrobat që nuk i doni mund t’i dhuroni, ose nëse keni një kafshë shtëpiake, t’ja lini në oborr për të luajtur etj.

Bëni gjërat tuaja

Përpiquni që gjërat që mund të bëhen në kushte shtëpie, t’i keni të personalizuara tuajat dhe për këtë mund të shihni shumë tutoriale në internet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X