Si te kemi nje shtepi gjithmone perfekte sipas metodes Konmari

0 0

Metoda Konmari është një metodë shumë e famshme japoneze (sipas Marie Kondo) për të rregulluar shtëpinë dhe për të qënë të lumtur. Çfarë ju fal kënaqësi? Çfarë ju bën të pandjeshëm? Le të mësojmë të njohim më mirë veten tonë falë disa prej metodave të shkruara në librat me titull “Magjia e rregullit” si edhe “ 96 leksione për lumturi”.
Është një proçes që nuk do të jetë diçka e përkohshme dhe jo një pastrim i shtëpisë në momentin e fundit ndërsa miqtë do të jenë duke ardhur. Do të jetë diçka që do të hyjë brenda çdo gruaje dhe do t’i falë kënaqësi. Falë kësaj metode nuk do të keni vetëm një shtëpi që rrezaton qetësi dhe harmoni por do të jeni gjithashtu në gjendje të kujdeseni në mënyrën e duhur për orenditë tuaja shtëpiake. Sekreti është të bëni gjithçka shpejt dhe mirë!
Le ta zbulojmë si ta bëjmë këtë:
1- Bëni gjithçka para se të shkoni diku

Mos dilni asnjëherë nga shtëpia pa e pastruar atë. Edhe pse kjo metodë mund t’ju duket shumë e pamundur pasi mund t’ju duhet të paraqiteni në punë herët në mëngjes. Mundohuni ta praktikoni! Do të ndiheshit shumë me e lehtësuar kur të ktheheshit dhe të gjenit gjithçka në rregull.
2- Mendoni për shtëpinë tuaj ideale
Të gjitha gratë kanë në mendjen e tyre imazhin e shtëpisë ideale. Mënyra si duhet të rregulloni shtëpinë tuaj duhet të jetë e tillë që ta bëjë atë të duket e ngjashme apo edhe e njëjtë me atë që ju ëndërroni. Para se të rreguloni shtëpinë duhet t’i keni idetë e qarta.
3- Hidhni sende në mbeturina
Para se të rregulloni shtëpinë duhet të hidhni në mbeturina sendet që nuk i përdorni. Mos filloni asnjëherë të vendosni rrobat apo sendet e shtëpisë tuaj nëpër vende pa seleksionuar më parë ato që duhen hedhur në plehra. Në këtë mënyrë do të lironi hapësirën për ato çfarë vërtet ju duhen.
4- Rregulloni me kategori
Shpesh pastrimi rrënjësor i shtëpisë bëhet shumë i vështirë pasi ndiqet metoda e gabuar. Ajo çfarë duhet të bëni është të rregulloni me kategori dhe jo me dhoma. Për shembull një ditë do të ajrosen, seleksionohen dhe vendosen nëpër vende rrobat, më pas do të bëhen dollapët e enëve të kuzhinës, pajisjet e garazhit etj
5- Pastrimi i librave
Pastrimi sipas një kategorie të caktuar nënkupton edhe rregullimin e librarisë, rregullimin e fotografive që mund të jenë të shpërndara nëpër shtëpi, të kujtimeve etj, të cilat nëse do të jenë të vendosura bashkë me objekte të tjera apo të shpërndara nëpër shtëpi do të jetë shumë e vështirë të gjendjen në një moment që do të duhen.
6- Ju bën të lumtur?
Ju ndoshta nuk do ta besoni por sipas Marie Kondo edhe objektet transmetojnë lumturi tek njerëzit. Ajo e quan këtë një kriter që duhet vlerësuar në momentin që dëshironi të hidhni diçka. Në atë moment ju duhet t’i bëni vetes një pyetje, a më bën të lumtur? Dhe ndërsa vendosni duhet ta prekni atë objekt, dhe t’i kushtoni vëmendje asaj që ju komunikon trupi juaj gjatë kontaktit. Ju transmeton lumturi? Keni një dridhje në shpinë teksa e keni përpara? Nëse nuk ju transmeton asnjë lloj ndjesie pozitive trupi juaj do të rëndohet. Në këtë moment ju duhet të mbani vetëm objektet që e bëjnë zemrën tuaj të rrahë fort dhe eleminoni ato që nuk ju bëjnë të lumtura.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X