Si te kemi nje bark te sheshte pas lindjes

0 2

Pas lindjes eshte shume normale qe muskujt e barkut te jene te “relaksuar” dhe lekura te jete jo e tonifikuar. Do te duhen disa jave qe ato te kthehen ne normalitet.
Gjate periudhes se shtatezanise dhe lehonise, organet e trupit te femres pesojne shume ndryshime, sidomos zona abdominale, se ciles brenda disa muajve i eshte dashur te zgjerohet me qellim qe te ishte ne gjendje te mbante brenda saj fetusin, i cili ka qene ne rritje te vazhdueshme. Nje peshe te madhe gjithashtu mban edhe zona e legenit, kjo si shkak i rritjes se peshes se organeve te brendshme. Sipas gjinekologeve pas lindjes gruaja lehone duhet te mundohet te ndihmoje zonen abdominale si edhe ate te legenit te rifitojne funksionet e tyre bazike.
Kjo mund te arrihet ne kete menyre:
1- Duke vendosur korse
Ju mund ta vendosni korsene gjate 10 diteve te para pas lindjes duke zgjedhur nje model e cila do te mbaje te mbledhur zonen e barkut, por pa e shtrenguar. Vendosja e korsese do te ndihmoje ne rregullimin e raportit muskuj-tendina-ligamente se zones abdominale, duke lehtesuar zonen e legenit nga pesha e organeve te brendshme.
Korseja eshte shume efektive edhe ne ato nena qe kane sjelle ne jete femijen e tyre me anen e operacionit cezarian. Vendosja e saj e lehteson disi dhimbjen qe shkaktojne qepjet e plages. Korseja gjithashtu ndihmon gruan ne lehtesimin e dhimbjeve se shtylles kurrizore, ndersa ajo eshte duke u rikthyer ne pozicionin e saj normal pas 9-te muajve te shtatezanise, duke ndihmuar keshtu qe nena e re te mesoje te mbaje muskujt abdominale te tkurrur edhe pa prezencen e saj.
Korseja duhet te mbahet per aq kohe sa ju e shikoni te arsyeshme, por duhet hequr gjithmone para gjumit.
2- Duke bere ushtrime dhe ecje per te pakten 30 minuta ne dite
Pasi kane kaluar te pakten 2 jave nga lindja e femijes, nena mund te filloje disa ushtrime specifike qe ndihmojne ne tonifikimin e zones abdominale. Normalisht, nese nuk e ndjeni veten gati, mund te prisni edhe disa jave para se te filloni.
Pervec ushtrimeve, eshte e keshillueshme te ndiqet nje aktivitet fizik i moderuar dhe konstant. Keshillohen ecjet e perditshme te cilat duhet te zgjasin rreth 30 minuta ose me shume. Kete mund ta beni edhe ndersa kujdeseni per femijen e porsalindur, te cilin e merrni ne karroce ndersa beni shetitjen e rutines se perditshme. Kjo do te ndihmoje ne tonifikimin e muskujve si dhe ne humbjen e disa kilogrameve te marra gjate shtatezanise.
3- Duke treguar kujdes ne ate cfare konsumoni
Ju duhet te keni nje diete ushqimore te ekuilibruar, e cila nuk duhet te permbaje ne asnje menyre ushqime te perpunuara dhe shume kripe. Nuk eshte momenti te mbani ndonje diete specifike, sidomos nese ushqeni femijen me gji, por duhet te konsumoni kryesisht ushqime te shendetshme dhe lehtesisht te tretshme.
Kripa keshillohet te perdoret ne sasi shume te vogla, pasi ajo ka veti te mbledh lengjet dhe per pasoje shkakton fryrje. Keshillohet te perdoren shume fruta, kryesisht larg vakteve, si dhe te eleminohen ushqimet e skuqura ose te perpunuara. Per te luftuar kapsllekun, keshillohet te perdoren dritherat, perimet dhe frutat, gjithmone duke u pertypur ngadale, e cila do te lehtesoje procesin e tretjes.
4- Duke perdorur nje krem qe i jep lekures elasticitet
Pasi trupi juaj ka mbajtur brenda femijen per 9-te muaj, eshte normale qe lekura e tij te duket jo e tonifikuar. Per kete ju mund te perdorni nje krem per forcim dhe elasticitet se lekures. Ai mund te jete me permbajtje elastine, kolagjeni, me perberje kunder carjeve se lekures (zmaliaturat). Kremin mund ta shoqeroni edhe me perdorimin e vajit se bajames te embel ose vajin e jojobes.
Nese i jepni gji femijes suaj, gjithmone para perdorimit se kremit ju duhet te lexoni udhezimet, te cilat do t’ju tregojne nese mund ta perdorni apo jo ate.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X