Familja ka nevojë për harmoni dhe mirëkuptim në mënyrë që të jetë e shëndetshme, dhe një rol të rëndësishëm në krijimin e një ekuilibri të mirë luan marrëdhënia mes burrit dhe gruas. Për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën e duhur, kemi propozuar disa kritere, dhe sigurisht pas tyre do të sjellim edhe për bashkëshortin tuaj!
Kriteret për të qënë një bashkëshorte e mirë!
- Mos u bëni e bezdisur. Nëse do ta bëni këtë do të krijoni një çarje tek marrëdhënia juaj dhe do të përfundoni duke e bërë bashkëshortin tuaj t’ju shmangë.
- E mbani shtëpinë të organizuar. Ashtu si gratë edhe burrat nuk e duan rrëmujën.
- I jepni kohë të qëndrojë edhe vetëm por njëkohësisht i shprehni edhe dashurinë.
- Tregohuni e sinqertë dhe komunikoni. Kjo është zgjidhja e çdo problemi.
- Përshtatuni me njëri-tjetrin dhe mos shprehni se nuk keni gjëra të përbashkëta. Askush nuk lind i njëjtë me tjetrin por krijon interesa dhe dëshira të përbashkëta.
- Zotëroni aftësi pozitive, tregohuni e dashur dhe e ngrohtë, i fitoni besimin duke i treguar se jeni e përgjegjshme.
- Kujdesuni për veten.
- Pranoni dhe respektoni shoqërinë e tij, por njëkohësisht bëhuni mikja e tij më e mirë.
- I zgjidhni me zgjuarsi keqkuptimet mes jush, zgjidhni gjërat për të cilat ja vlen të diskutoni dhe eleminoni ato pa kuptim.
- Tregohuni vetvetja, argëtohuni dhe e dëgjoni bashkëshortin tuaj. Këto detaje do ta bëjnë lidhjen tuaj edhe më të bukur.
- E respektoni bashkëshortin tuaj, kjo është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie.
- Krijoni një lidhje shumë të mirë intime. Marrëdhëniet seksuale janë shumë të rëndësishme.
- Tregoni interes për interesat e tij dhe i ndani me të tuajat.
- E vlerësoni atë që ai bën për ju. Edhe një fjalë “faleminderit” do të ndryshojë marrëdhënien tuaj.
Lexoni edhe: Te dukesh bukur gjate muajve te shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu