Si te gjejme kujdestaren/cerdhen e pershtatshme ne baze se karakterit te femijes

0 0

Para së gjithash ju duhet të pyesni veten si reagon fëmija ndaj gjithçkaje që e rrethon. Kjo do t’ju ndihmojë ju për të zgjedhur personin e duhur që do të kujdeset për fëmijën tuaj.
Çfarë duhet të kërkojmë nga një çerdhe/kujdestare?
Çerdhja apo kujdestarja e fëmijës duhet të jetë e përshtatshme për stilin dhe aftësinë e fëmijës për t’u shoqëruar më fëmijët e tjerë. Për të bërë zgjedhjen e duhur, ju duhet të keni parasysh karakterin e fëmijës tuaj.
Nëse në pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është
– Shumë reargues
Fëmija juaj i tregon gjithë botës nëse ndihet i lumtur apo i hidhëruar. Këta fëmijë zakonisht i përgjigjen me të njëjtin vrull si ngacmimeve fizike ( kjo lugë më vret gojën, sepse është e madhe ) ashtu edhe atyre emocionale ( sot gjatë kërcimit me litar më lanë në fund të rreshtit ), ju duhet të kërkoni për një kujdestare që do të dijë të respektojë ndjenjat e fëmijës tuaj, dhe që do ta ndihmojë të shprehet në një mënyrë më të përmbajtur. Gjithashtu mund të kërkoni për çerdhe që kanë teknika disiplinimi të cilat bazohen në zhvillimin e lojërave dhe aktiviteve të ndryshme, të cilat do ta mbajnë të “zënë” fëmijën me një veprimtari aktive, por gjithmonë duke i kufizuar disa zgjedhje.
– Pak reagues
Këta fëmijë kërkojnë më pak se fëmijët e tjerë. Ata ankohen shumë pak, janë të qetë dhe flenë shumë. Ju mund t`ju duhet të punoni shumë për të tërhequr vëmendjen e tyre gjatë lojës apo aktiviteteve të tjera. Nëse fëmija juaj shfaq një karakter të tillë, duhet të kërkoni për një kujdestare e cila i përshtatet me qetësi aktiviteteve të reja dhe i lejon fëmijës të zgjedhë mënyrën e tij të argëtimit. Ajo duhet të nxitë fëmijën të përfshihet në aktivitete të qeta që ata vetë pëlqejnë dhe zgjedhin.
Nëse fëmija juaj në pjesën më të madhe të kohës është:
– Shumë aktiv
Këta fëmijë janë gjithnjë duke vrapuar, ngjitur dhe zbritur shkallët dhe nëse rrëzohen do të ngrihen për të vazhduar aktivitetin e tyre. Ata duan të arrijnë gjithçka që ju pëlqen dhe të shijojnë të gjitha aktiviketet në të cilat përfshihen. Nëse fëmija juaj shfaq karakter të tillë ju duhet të kërkoni vende që japin shumë mundësi për të zhvilluar mjaftueshëm aktivitete fizike. Gjithashtu ju mund të kërkoni kujdestare të cilat lejojnë edhe aktivitete individuale, kështu fëmija juaj nuk duhet detyrimisht të qëndrojë shtrirë ose ulur, për një kohë të gjatë.
– Pak aktiv
Këta fëmijë kanë dëshirë të ulen në qetësi dhe të zbulojnë botën me sytë dhe veshët e tyre. Interesi i këtyre fëmijëve për të njohur botën është po aq i thellë sa ai i fëmijëve shumë aktivë, por nevoja e tyre për të lëvizur dhe vrapuar është shumë më e pakët. Për këta fëmijë do të përshtatej një çerdhe apo kujdestare, e cila do të përfshinte fëmijën në aktivitete shqisore si lexim, këndimvapo vizatim.
Një faktor tjetër i cili duhet të merret parasysh gjatë zgjedhjes së kujdestares apo çerdhes së fëmijës është aftësia e fëmijës për t’u socializuar.
Nëse fëmija juaj në pjesën më të madhe të kohës është:
– Shumë i shoqërueshem me të tjerët
A reagon fëmija juaj me buzëqeshje ndaj bashkëmoshatarëve së tij apo ndaj njerëzve të rritur të cilët nuk i njeh? Fëmijët shumë të shoqërueshëm janë shumë të kënaqur kur rrethohen dhe bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë, por jo vetëm me fëmijë, ata ndihen të kënaqur edhe në shoqërinë e personave të rritur të cilët mund t’i njohin pak ose aspak. Fëmijët me një karakter të tillë do të ndihen mirë në vende që nxisin lojën në grup, apo që organizojnë programe që kërkojnë një pjesmarrje të madhe fëmijësh.
– I ngadalshëm në shoqërimin me të tjerët
Fëmijët të cilët pëlqejnë ta “marrin shtruar”, mund të jenë më të ndrojtur dhe të tërhequr në lidhje me të huajt dhe kanë nevojë për kohë që “të ngrohen” dhe të ndjehen të qetë në shoqërinë e tyre. Ata zakonisht mund të jenë të lumtur të luajnë vetëm, ose me një apo dy fëmijë ose të rritur të tjerë, të cilët nuk janë të panjohur për të. Çerdhja apo kujdestarja më e përshtatshme për ta do të ishte ajo që do ta lejonte të zgjidhte të luante më atë që i pëlqente. Idealja për ta do të ishtë një çerdhe që ka pak fëmijë.
A është fëmija tolerant?
Nëse ai është:
– Mjaft tolerant
Këta fëmijë nuk duket se shqetësohen ndaj ndryshimeve, nëse ka ndonjë ushqim të ri, këpucë të reja, kujdestare të re. Ata përshtaten dhe përballen mirë me zhgënjimin. Ata janë këmbëngulës dhe të duruar dhe nuk tërhiqen edhe kur përballen me një detyrë të vështirë. Për fëmijët me karakter të tillë do të ishte e përshtatshme një çerdhe që ka përzierje moshash, kjo pasi ato do të ofronin sfida dhe ngacmime për zhvillimin e fëmijës.
– Pak tolerant
Fëmijët pak tolerantë jane të ndjeshëm ndaj ndryshimeve dhe shpesh mërziten shumë kur ndryshohet rutina e tyre. Ata zhgënjehen shpejt dhe humbasin durimin kur përballen me pengesa ( si për shembull kur nuk gjejnë një pjesë të lojës formuese ). Për këtë karakter fëmije do të ishte e përshtatshme një çerdhe e cila do t’i kishte grupet e fëmijëvë të organizuara në bazë të moshës së tyre dhe përzgjedhja e lojës, lodrave dhe aktiviteteve të tjera fizike do të bëhej në bazë të nivelit të zhvillimit të fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X